Growth Plan “Our Pathway to the EU”, Ballkani Perëndimor zgjedh të ecë së bashku me Planin e Rritjes si udhërrëfyes

Samiti rajonal i liderëve Growth Plan “Our Pathway to the EU” nisi punimet këtë mëngjes në Pallatin e Brigadave në kryeqytet. Në nisje, Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, iu adresuan Samitit me një fjalë.

Ndërkohë Samiti po zhvillon punimet i konceptuar në dy panele diskutimesh: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”, ku do të lançohet Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor e do të flitet mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj.

 

* * *

 

Kryeministri Edi Rama: Udhëheqës nga rajoni ynë, Komisionere Kos, e dashur Marta,

Kolegë dhe miq që vini nga Brukseli dhe vendet fqinje, mirë se u kthyet në Tiranë, qyteti ku besimi tek Europa është kaq i madh saqë edhe një veteran i vjetër i BE-së, si eurobarometri, nuk mund të bëjë dot, pos të skuqet si një adoleshent në dashuri.

Kam i kënaqur ta shoh që ky samit çelet me një qartësi, të cilën jam shumë i kënaqur që e ndjeva në mbërritjen e gjithkujt dhe gjatë darkës së punës dje.

Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes, si udhërrëfyesin tonë të bashkëndarë, një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, por drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian, të cilit qytetarët tanë të përbashkët evropianë i përkasin prej gjeografisë, historisë e fatit.

‘’Më mirë vonë se kurrë’’, mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal u nisën dhe ne mbetëm në platformë duke luftuar me mosmarrëveshje të vjetra, në vend që të blinim një biletë drejt së ardhmes, por më lini që ta them ndryshe duke perifrazuar Jean Monnet, në mënyrë që i përshtatet përsosmërish frymës së Planit tonë të Rritjes. Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, Evropa është ndërtuar duke vepruar dhe nuk jemi këtu sot për të shtyrë punën sot e për të pritur kohë tjetër, por të ndërtojmë së bashku atë çfarë na takon, të ndërtojmë sot.

Deklaratat e pohimet kanë vlerë vetëm kur prekin jetët reale, vlejnë kur shkurtojnë  distancën midis gjuhës politike dhe jetës së përditshme. Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ata ndjejnë kostot më të ulura, një udhëtim më të lehtë, kufij më të shpejtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes, kështu që sot më lejoni që të rendis disa fakte konkrete. Duken si 7 dyer për t’u çelur midis  Ballkanit Perëndimor dhe Europës; tarifat roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do te përfundojnë në 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë efektin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme Roaming në gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga Komisioni , ‘’Roam like at home’’, është programi midis Ballkanit Perëndimor dhe BE që do t’i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave.

Bisedimet nisin qysh në fillim të 2026. Shqipëria do t’i përfundojë harmonizimin e plotë të acqui-ve, deri në prill 2026 do të jemi gati. Do të jetë suksesi ynë i radhës pas SEPA-s dhe që ka shkurtuar tashmë kostot me 5 deri në 10 herë dhe i ka bërë paratë të lëvizin më shpejt sesa një thashethem ballkanik. Roaming nuk ka të bëjë me faturat telefonike por, ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial midis qytetarëve tanë dhe Evropës.

Identiteti digjital, revolucioni ynë i heshtur dhe së shpejti identiteti digjital në BP, do të pasqyrojë dhe modelin evropian. Angazhimi që ripërtërimë në Shkup, që janë portofolat digjitale ndërvepruese, nuk janë një projekt teknologjik, janë biletë hyrëse, një Evropë digjitale pa kufi . Jam krenar tu them që identiteti digjital në Shqipëri është gati dhe duke nisur nga viti i ri, do të përhapet dhe do të bëhet pjesë e jetës sonë. Një identitet, një akses, një jetë digjitale në mbarë rajonin e gjithmonë e më tepër ne mbarë BE-në. Dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty, me BE-në.

Tre, pikë kalimet kufitare nga pengesa në motorë zhvillimi. I dimë kufiri ballkanik, ndonjëherë lëviz, ndonjëherë fle, ndonjëherë mediton, por duhet të marrin fund këto ditë. Kemi rënë dakord me BE-të për 16 përparësi për vlerësimin për pikat kufitare,  përfshirë 11 pikëkalime kufitare mjedis BE-së dhe Ballkan Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s. Sot është dita që me marrëveshjen e kontributit midis Komisionit Evropian e Bankës Botërore që është nënshkruar, do t’i hapet rrugë financimit dhe ekspertizës. Kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë më të shpejtë, kosto më të ulëta logjistike, konkurrueshmëri  më e lartë. Një kamion i vonuar është një PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është një ekonomi që lëviz shpejt. Është shumë, shumë e thjeshtë.

Wi-fi për Western Ballkans, pra është infrastruktura digjitale e Evropës që është në çdo cep programi i lidhjes wifi për Ballkanin Perëndimor. Nuk është më premtim por është realizuar, 394 bashki janë përzgjedhur; 61 në Shqipëri, 114 në Bosnjë-Hercegovinë, 33 në Kosovë, 24 në Malin e Zi, 63 në Maqedoninë e Veriut dhe 99 në Serbi. Rrjetet e para fillojnë të aktivizohen prej këtij viti, nga sheshet e fshatrave në qendrat e qyteteve, nga shkollat, në qendrat turistike, qytetarët tanë do ta ndiejnë Evropën çdoherë që lidhen telefonat e tyre. Kështu duket integrimi, kur e shikon të dukshmen, jetën e përditshme të një gjysheje në Kukës, a një studenti në Prishtinë, apo një familjeje tjetër diku gjetkë në rajon.

Agjenda e reformave; 618 hapa drejt Europës e më tej rajoni nuk ka provuar asnjë reformë në këtë shkallë. Kurrë. 618 reforma të miratuara në kuadër të Planit të ri të Rritjes; nga 414 milionë euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër,  88% e të gjitha hapave që janë zbatuar në mënyrë aktive.

Këto reforma prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital, klimën e biznesit, pra nuk po e mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime, me takime apo me atë çfarë kremtojmë, me çeljen e kapitujve, por i mbyllim me reforma që janë jashtë mase të mërzitshme në letër, shumë të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet.

Infrastruktura; ndërtimi i arterieve të Evropës në Korridorin 8, Ballkani Perëndimor, që shtylla kurrizore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, e cila është tashmë kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor, në një korridor sigurie të NATO-s e po përmirësohet. 344 milionë euro në investim në  hekurudhë, 112 milionë euro infrastruktura e rrugëve të reja dhe nuk është thjesht një vijë në hartë, është natyrisht një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës. Pra kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkan Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator. duhet të jetë një destinacion dhe këtë po bëjmë.

Horizonti i ri investimit i Evropës. Ballkani Perëndimor, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq, si një luftë për t’u marrë apo në skenarin më të mirë, një problem për tu menaxhuar ndërkohë që investuesit tashmë shohin diçka ndryshe; një treg apo një forcë pune, gjeografi dhe harmonizimin politik me Bashkimin Evropian. Investimet më të fundit i thonë gjithçka, 7 deklarata investimesh, 24 propozime për investime, 10 memorandume mirëkuptimi midis kompanive evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, 4 partneritete të qëndrueshme, gjithashtu edhe konferenca të ndryshme.  Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë.

Kur vijnë investimet, emigracioni ulet. Kur ekonomitë rriten, sigurisht që kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur mundësitë rriten në vend, Europa do të behet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje. Ballkani Perëndimor po ecën nga rreziku në mundësi.

Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk janë pika e dobët e Europës por mundësia e Europës, një treg i ri, një krahë pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike, një rajon që kërkon të rritet me Europën dhe jo në kurriz të Europës.

Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe përmes ekonomisë. Europa nuk është diçka të cilën po e presim. Europa është diçka që po e ndërtojmë. Çdo gjë e diskutuar sot çon tek një e vërtetë e thjeshtë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet e mund të dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqës përreth tryezës. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për tu shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak. Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate. Dhe më lini që ta them në mënyrë më të drejtpërdrejtë sa i takon pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor Europa bëhet më e fortë, në qoftë se Ballkani Perëndimor është stanjacion atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant i një Europë më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj.

Dua ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve tanë, nuk po ecim drejtë Europës me duart bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me reforma të realizuara, më investime të siguruara e me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap. Dhe ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij e pa dyshim si kontribuues i sigurisë së tij sepse të gjithë e dinë, Marta e di dhe më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë dhe për sigurinë e Europës zgjidhni ballkanasit, ne mund të jemi truprojat e Europës. Dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurtë dhe shumë më e qetë në gjumin e saj.

Faleminderit shumë dhe tashmë fjala është për ju Marta. Dhe ju lutem konfirmoni apo mohoni atë çfarë thashë për ballkanasit si truprojë.

 

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos:  Faleminderit i dashur kryeministër, I dashur Edi!  Jam dakord dhe është kënaqësi dhe nder për mua që jam këtu pak pasi kemi publikuar paketën e zgjerimit të Bashkimit Europian, e cila ka sjellë një dinamikë të re ne procesin e zgjerimit. Dhe tashmë kjo është një çështje me të cilën ne po punojmë dhe mbi rezultatet e të cilave ne po punojmë dhe gjithmonë e më shumë kjo çështje ka të beje me sigurinë dhe Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky është një gabim që ne kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe ta rregullojmë këtë punë dhe prandaj jam shumë e kënaqur që këto takime që ne po bëjmë për Planin e Rritjes po hapin gjithnjë e më shumë dyer. Dhe ju përmendët 7 prej tyre. Faleminderit për këtë! Shumë dyer të tjera do të hapen dhe shtëpia juaj Europa po ju pret. Ju jeni pjesë e Europës, ne thjesht duhet ta bëjmë këtë gjë dhe në formë institucionale, pra që ju të bëheni shtet anëtar i BE.

Sot kemi ardhur këtu për të bërë një vlerësim të ecurisë, për të parë çfarë ka ecur mirë me planin e rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë sepse tashmë kemi përmbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dy vite nga katër gjithsej. Pra, jemi në pushimin mes dy pjesëve, të parës që sapo mbaroi dhe të dytës që kemi përpara dhe tani është momenti i duhur për të bashkëbiseduar.

Kemi mjaft për të festuar, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të sinqertë, dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin. Dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara dhe këtu ne shikojmë një lidhje shumë të mirë ndërmjet avancimit në procesin e anëtarësimit dhe reformave. Ndërsa për sa u përket fondeve të disbursuara, jemi ende nën 10 % të shumës totale, dhe 400 milionë euro nga një paketë prej 6 miliardw eurosh që janë lënë mënjanë për rajonin, pra ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë të gjithë së bashku. Dhe dëshiroj ta përdor diskutimin e sotëm për të planifikuar për pjesën e dytë të zbatimit të planit të rritjes. Pra ku mund të bëjmë më shumë? Në ç’fusha mund t’ju mbështesim ne ju më mirë?

Komisioni Europian dëshiron që Plani i Rritjes të jetë tërësisht i suksesshëm dhe së fundmi unë kam folur shpesh për nevojën për të zgjeruar vetë nocionin e zgjerimit, për të integruar të gjithë fqinjët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundur në gjithnjë e më shumë fusha të ndryshme të politikave të BE. Për shembull vendet tuaja të bëhen pjesë e tregut tonë të përbashkët, e tregut tonë të energjisë, e zinxhirëve tanë europianë të vlerës.

Pra ne duam që Bashkimi Europian të jetë tashmë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj dhe ju folët pikërisht për këtë gjë, në mënyrë që të sjellë më shumë begati, siguri dhe stabilitet për mbarë kontinentin europian në këto kohë kur ne kemi të tjerë, të cilët do të donin që ne të mos ja dilnim bashkë.

Në disa fusha kjo punë ka marrë formën e vet. Shqiptarët, malazezët dhe tashmë dhe maqedonasit përfitojnë nga kostot më të ulëta për transaksionet falë SEPA-s. Pra 62 milionë euro që janë kursime nga Maqedonia, por objektivi ynë është që të gjithë ju të ecni përpara në sinkron. Pra nuk duam që ndonjëri nga ju të mbetet pas, pasi në fund të fundit i gjithë Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Europian si anëtar të barabartë dhe e theksoj këtu me të drejta të plota, duke njohur këtu faktin që ju do të keni arritur përputhjen e plotë me legjislacionin dhe vlerat e BE. Pra, le të përqendrohemi sot tek mënyra sesi mund ta përshpejtojmë punën në këtë pjesë të dytë që kemi përpara dhe kemi një afat të rëndësishëm që po afron.

Në qershor do të kemi nga raundi i dyte i raportimit skadimin e periudhës një vjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e pa përmbushura pra dhe rrezikohen thuajse 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja. Këto janë fonde nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët tuaj me të cilat mund të ndërtojnë linja tramvaj, rrugë, shkolla, spitale, prandaj le të diskutojmë sot sesi mund të ulim më tej dhe tarifat e roaming. Ju folët për këtë gjë, që të paguash shtesë për telefonata në vendet e tjera është një gjë që ne nuk e bëjmë brenda BE-së më. Pse duhet ta bëni ju? Dhe prandaj ne duhet të punojmë për përshpejtimin e përafrimit me rregullat e BE. Pra le të zhbllokojmë ato projekte që duhen për të përmirësuar infrastrukturën e transportit, novacionin digjital, mbrojtjen e konsumatorit dhe turizmin. Mbrëmë për shembull në darkë folëm për këtë çështje sepse kjo do t’i sjellë përfitime bizneseve të qytetarëve tuaj.

Kemi mungesë ecurie në integrimin  ekonomik rajonal, gjë që sjell rritje më të ulët ekonomike. Një treg i përbashkët rajonal funksional do të rriste ekonomitë tuaja me 10%. Mungesa e progresit dhe ecurisë nga ana tjetër rrezikon dhe aksesin në tregun e vetëm të BE për ata që bllokojnë vendime dhe që do tu sillnin përfitime të gjithëve. E di që reformat për të cilat ne kemi rënë dakord së bashku nuk janë gjithmonë të lehta, por ato lejojnë përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit në BE dhe përgatisin ekonomitë tuaja për tregun e përbashkët, pra me 450 milionë banorë dhe ato hapin mundësi që iu japim më pas qasjen në një trajtim të ngjashëm si vendet anëtare, në disa politika të BE-së, si dhe iu tregojnë vendeve anëtare të BE-së se ju jeni gati për më shumë integrim të thelluar në BE. Pra le të flasim se si instrumentet tona mund të tërheqin më shumë investitorë të huaj.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, më tha se ishte shumë e impresionuar nga dy konferencat e investimeve që ajo ndoqi në rajon, le të vazhdojmë punën në këtë fushë, le të sjellim së bashku akoma dhe më shumë investime të qëndrueshme nga BE-ja dhe më shumë partnerë tregtarë në rajon.

Ne e dimë nga përvoja në të shkuarën që sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë këtu dhe është thelbësore që tashmë të arrijmë realitet në konvergjencën tuaj ekonomike me vendet e Bashkimit Europian.

Ne e dimë nga përvoja, pra që sa më shumë ecni përpara drejt BE-së, aq më shumë kureshtje kanë investitorët e huaj, media europiane për vendet tuaja dhe natyrisht shpresoj që sa më shumë kureshtje vijnë nga këto shtete, vijnë edhe nga vetë qytetarët e tyre.

Kështu që, le të shfrytëzojmë këto dy vite të mbetura për ta bërë Planin e Rritjes një sukses të vërtetë dhe për të përgatitur terrenin për anëtarësimin tuaj në BE, sepse objektivi kryesor i Planit të Rritjes është që t’ju ndihmojmë që ju të zhvilloheni më tej, që të bëheni anëtarë me të drejta të plota në Bashkimin Europian në të ardhmen.

Faleminderit i dashur Edi edhe një herë që na keni mirëpritur dhe është gjithnjë kënaqësi që vijmë në Tiranë dhe sot kemi ardhur për Planin e Rritjes, por unë do të kthehem sërish së shpejti për të zbuluar disa pjesë të mrekullueshme të tjera të Shqipërisë. Faleminderit!