Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Nëntor 2025
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PLANIN SHUMËVJEÇAR TË VEPRIMIT NË FAVOR TË SHQIPËRISË PËR VITET 2025 – 2027, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për planin shumëvjeçar të veprimit në favor të Shqipërisë për vitet 2025 – 2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FRANCËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT (INTERREG VI-C) INTERREG EUROPE 2021 – 2027
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021 – 2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS DOMENIKANE, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT, MBAJTËS TË PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE ZYRTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Dominikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare, nënshkruar në Nju-Jork, më 25.9.2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.569, DATË 17.7.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KOMPETENCAVE, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në vendimin nr.569, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
- Në pikën 10, të kreut III, hiqen fjalët “… së drejtorit të Përgjithshëm dhe …”.
- Pas pikës 10, të kreut III, shtohen pikat 10/1, 10/2, 10/3 dhe 10/4, me përmbajtje:
“10/1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
10/2. Kriteret për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit janë, si më poshtë vijon:
- a) Të jetë shtetas shqiptar;
- b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- c) Të jetë në kushte shëndetësore, që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
ç) Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- d) Të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” ose “Master profesional” të përfituar në fund të ciklit të dytë të studimeve, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike, ose të barasvlershme me ta, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në shkenca juridike, shkenca ekonomike, shkencat e natyrës ose në fusha të ngjashme të lidhura me funksionet e institucionit;
- dh) Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në pozicione drejtuese;
- e) Ndaj tij të mos jenë marrë masa disiplinore, që nuk janë shuar sipas legjislacionit në fuqi;
ë) Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin e konfliktit të interesave.
10/3. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit lirohet nga detyra në këto raste:
- a) Humbet shtetësinë shqiptare;
- b) Deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor apo merr formë të prerë vendimi gjyqësor për kufizimin apo heqjen e zotësisë për të vepruar;
- c) Plotëson kushtet për pension pleqërie;
ç) Paraqet dorëheqjen me shkrim;
- d) Vërtetohet pamundësia për të ushtruar detyrën;
- dh) I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- e) Gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit;
ë) Ristrukturohet institucioni.
10/4. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit shkarkohet nga detyra në këto raste:
- a) Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;
- b) Kryen shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës;
- c) Nuk përmbush objektivat e institucionit;
ç) Kryen veprimtari, që krijon konflikt interesash, në përputhje me legjislacionin e konfliktit të interesave;
- d) Mungon në detyrë, pa shkaqe të arsyeshme, për më shumë se30 (tridhjetë) ditë radhazi.”.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.5, DATË 11.1.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË TARIFAVE DHE PAGESAVE, MASËS SË PENALITETEVE, SI DHE TË MËNYRËS SË LLOGARITJES, MBLEDHJES DHE ADMINISTRIMIT TË TË ARDHURAVE TË ARKËTUARA NGA PROCESET KALIMTARE TË PRONËSISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 67, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në kreun II, të vendimit nr.5, datë 11.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës së tarifave dhe pagesave, masës së penaliteteve, si dhe të mënyrës së llogaritjes, mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave të arkëtuara nga proceset kalimtare të pronësisë”, bëhen këto ndryshime:
- a) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Tarifa e shërbimit shtesë për përfundimin, në mënyrë të përshpejtuar të procedurave administrative të legalizimit, është në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, pavarësisht funksionit dhe faktit nëse ndërtimi pa leje legalizohet apo jo. Pagesa kryhet nëpërmjet sistemit bankar në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga momenti i pajisjes së subjektit me faturën për arkëtim.”.
- b) Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Gjatë procedurës së legalizimit të ndërtimit pa leje, subjekti posedues i ndërtimit pa leje shlyen tarifën e shërbimit, e cila është në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë. Pagesa kryhet nëpërmjet sistemit bankar në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së, pas pajisjes së subjektit me faturën për arkëtim.”.
- Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1178, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E DOKUMENTACIONIT DHE RREGULLAVE TË HOLLËSISHME TË EVIDENTIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17, pika 6, dhe 69, pika 9, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në vendimin nr.1178, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit dhe rregullave të hollësishme të evidentimit të ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
- Në kreun III bëhen këto ndryshime:
- a) Pika 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“12. Në zbatim të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës trajton kryesisht ndërtimet pa leje të evidentuara nga vetë institucioni, gjatë proceseve të regjistrimit fillestar, të përmirësimit të zonës kadastrale ose të evidentimit në terren të ndërtimeve pa leje. Në momentin e evidentimit në terren, subjekti plotëson formularin e deklarimit të të dhënave të ndërtimit pa leje, të vënë në dispozicion nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës gjatë procesit të evidentimit. Formulari i deklarimit të të dhënave të ndërtimit pa leje është sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
- b) Pika 13, ndryshohet si më poshtë vijon:
“13. Drejtoria vendore e ASHK-së kryen këto veprime:
- a) Për ndërtimet pa leje, për të cilat evidenton përfshirjen në fushën e zbatimit të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, sipas neneve 17, pika 1, dhe 69, pika 9, të këtij ligji, njofton zyrtarisht subjektin për përfshirjen në fushën e zbatimit të ligjit dhe i përcjell faturën për arkëtim për shlyerjen e tarifës së shërbimit në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë. Subjekti duhet të shlyejë pagesën brenda afatit 30- (tridhjetë-) ditor nga momenti i marrjes dijeni.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon me procedurat administrative për shqyrtimin e dokumentacionit dhe të përmbushjes së kritereve ligjore të legalizimit të parashikuara në vendimin nr.1040, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimit dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit për ndërtimet pa leje”, të ndryshuar.
- b) Për ndërtimet pa leje, për të cilat evidenton mospërfshirjen në fushën e zbatimit të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, sipas neneve 17, pika 1, dhe 69, pika 9, të këtij ligji, del me akt administrativ “Urdhër për evidentimin e mospërfshirjes”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i evidentimit në terren, dhe njofton subjektin për mospërfshirjen në fushën e zbatimit të ligjit.”.
- Aneksi 2, “Kërkesë për legalizim të ndërtimit pa leje”, zëvendësohet me aneksin 2 , “Formular i deklarimit të të dhënave të ndërtimit pa leje”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
- Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MJEDISIT TË DISA PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE DHE PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.572, DATË 18.9.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË TURIZMIT DHE MJEDISIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mjedisit të disa pronave të paluajtshme shtetërore, sipas formularëve, 29 (njëzet e nëntë) fletë, planrilevimeve, 29 (njëzet e nëntë) fletë, dhe 3 (tri) planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Pronat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohen listës së inventarit të pronave, bashkëlidhur vendimit nr.572, datë 18.9.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”.
- Në vendimin nr.572, datë 18.9.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit”, bëhen këto ndryshime:
- a) Kudo në titull dhe në përmbajtje, emërtimi “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit” zëvendësohet me “Ministria e Mjedisit”;
- b) Paragrafi i dytë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Lista përbëhet, gjithsej, nga 49 (dyzet e nëntë) fletë formulari, 51 (pesëdhjetë e një) planrilevime, 6 (gjashtë) planimetri dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”.
- Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, TË PRONËS ME NR.733, ME EMËRTIM “ISH-DEGA E MOBILIZIMIT”, DHE TË PRONËS ME NR.732, ME EMËRTIM “ISH-OBJEKTE TË DIVIZIONIT TË KËMBËSORISË”, ME VENDNDODHJE NË BULQIZË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR, SI DHE PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT TË PRONËS SË PALUAJTSHME TË SHTETIT, NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 8611, ME NUMËR PASURIE 1/166/2
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me nr.733, me emërtim “Ish-Dega e Mobilizimit”, dhe të pronës me nr.732, me emërtim “Ish-objekte të Divizionit të Këmbësorisë”, me vendndodhje në Bulqizë, zona kadastrale 8611, sipas formularit, 1 (një) fletë, planit të rilevimit, 1 (një) fletë, kartelës së pasurisë së paluajtshme, 2 (dy) fletë, dhe fragmentit të hartës kadastrale, 1 (një) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me qëllim realizimin e projektit “Parku Tematik Retro, Bulqizë “Divizioni””.
- Kalimin në përgjegjësi administrimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të pronës së paluajtshme të shtetit, me numër pasurie 1/166/2, në zonën kadastrale 8611, sipas formularit, 1 (një) fletë, dhe planit të rilevimit, 1 (një) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, me qëllim realizimin e projektit “Parku Tematik Retro, Bulqizë “Divizioni””.
- Pronat e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515,datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.
- Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ndalohet ndryshimi i destinacionit të përdorimit të pronave, të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, si dhe tjetërsimi i tyre.
- Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË REKRUTIMIT DHE ECURISË NË KARRIERË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 21, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e Komisionit të Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë, me qëllim menaxhimin e proceseve të rekrutimit dhe zhvillimit profesional të inspektorëve, në përputhje me parimet e transparencës, meritës dhe ngritjes së vazhdueshme profesionale.
- Në zbatim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
- a) “Inspektor”, nëpunësi që ushtron funksione inspektimi në inspektoratet qendrore, strukturat e tjera inspektuese ose në Inspektoratin e Përgjithshëm, në pozicionet “inspektor”, “përgjegjës sektori”, “drejtor drejtorie” ose “kryeinspektor”;
- b) “Kandidat”, çdo person jashtë strukturës inspektuese ose inspektori brenda strukturës inspektuese, i cili aplikon për një pozicion të lirë pune dhe përmbush kriteret e përgjithshme e të veçanta të përcaktuara në shpalljen përkatëse;
- c) “Komisioni i Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë” (në vijim, KREK), organi përgjegjës për organizimin e procedurave të rekrutimit, të ecurisë në karrierë dhe të vlerësimit fillestar e periodik të inspektorëve, në përputhje me parimet e transparencës, të meritës dhe objektivitetit;
ç) “Metoda STAR”, një teknikë e intervistës së strukturuar, që përdoret për
vlerësimin e sjelljes së kandidatëve, përmes përshkrimit të një situate konkrete sipas katër elementeve: situata, detyra, veprimi dhe rezultati;
- d) “Strukturat e tjera inspektuese”, struktura që kryejnë funksione inspektimi në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore dhe që janë në fushën e zbatimit të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, por nuk janë të organizuara si inspektorate qendrore;
- dh) “Trajnimi i detyrueshëm”, programi i zhvillimit të thelluar profesional, që
zhvillohet pas emërimit të inspektorit, për sigurimin e standardeve të nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve të inspektimit;
- e) “Vend vakant”, çdo pozicion pune i lirë, i shpallur për rekrutim, lëvizje paralele ose ngritje në detyrë, sipas strukturës e organikës së miratuar.
KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KOMISIONIT TË REKRUTIMIT DHE ECURISË NË KARRIERË
- KREK-u organizohet si një strukturë ad hoc dhe ngrihet për organizimin e procedurave të rekrutimit e të ecurisë në karrierë të inspektorëve, në përputhje me kriteret dhe rregullat e miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
- Caktimi i anëtarëve të KREK-ut bëhet me urdhër të inspektorit të Përgjithshëm.
KREK-u ngrihet me urdhër të inspektorit të Përgjithshëm dhe ka në përbërje 3 (tre) anëtarë, si më poshtë vijon:
- a) Zëvendësinspektorin e Përgjithshëm ose një përfaqësues në pozicionin drejtor në strukturën e Inspektoratit të Përgjithshëm, në cilësinë e kryetarit;
- b) Një përfaqësues nga struktura përgjegjëse për ecurinë në karrierë të inspektorëve pranë Inspektoratit të Përgjithshëm;
- c) Kryeinspektorin e Inspektoratit Qendror/drejtuesin e strukturës tjetër inspektuese, që ka shpallur vendin vakant ose një përfaqësues të autorizuar prej tij.
- KREK-u, për pozicionin “drejtuesi i strukturës tjetër inspektuese”, ka në përbërje anëtarët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij kreu, dhe 1 (një) anëtar, titullarin e institucionit përkatës ose një përfaqësues të autorizuar prej tij.
- KREK-u, për pozicionin “kryeinspektor i Inspektoratit Qendror”, ka në përbërje anëtarët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij kreu, dhe 1 (një) anëtar, përfaqësues i ministrit përgjegjës të Inspektoratit Qendror, në pozicionin “sekretar i përgjithshëm” ose “drejtor i përgjithshëm” në ministrinë përgjegjëse.
- Gjatë zhvillimit të procedurës së vlerësimit të kandidatëve për pozicionet me funksione inspektimi, KREK-u mund të ftojë akademikë nga universitetet publike për të ofruar mbështetje profesionale në fushën përkatëse të veprimtarisë së Inspektoratit Qendror ose të Inspektoratit të Përgjithshëm, që ka shpallur vendin vakant, për hartimin e pyetjeve të testimit, si dhe gjatë procesit të intervistës së strukturuar me gojë të kandidatëve.
- Anëtarët e KREK-ut, pasi janë njohur me listën paraprake të kandidatëve të kualifikuar të përgatitur nga njësia përgjegjëse pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, që nuk janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe papajtueshmërisë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Anëtarët e KREK-ut, sipas përcaktimeve në pikat 2 dhe 3 të këtij kreu, duhet të kenë të paktën 3 (tri) vjet përvojë pune në Inspektoratin Qendror/ish-inspektorat shtetëror ose në Inspektoratin e Përgjithshëm/ish-Inspektoratin Qendror dhe nuk duhet të kenë lidhje familjare apo konflikt interesi me kandidatët.
- Anëtarët e KREK-ut duhet të tërhiqen nga një procedurë konkurrimi, në rastet kur ekziston një nga parashikimet e nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative. Me njoftimin e heqjes dorë ose me konstatimin nga KREK-u, që anëtari është në kushtet e pengesës ligjore, inspektori i Përgjithshëm vendos zëvendësimin e anëtarit ose kërkon caktimin e përfaqësuesit nga Inspektorati Qendror, struktura tjetër inspektuese ose ministria përgjegjëse, që do të zëvendësojë anëtarin e tërhequr nga KREK-u. Inspektorati qendror, struktura tjetër inspektuese ose ministria përgjegjëse caktojnë përfaqësuesin, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike, dhe njoftojnë menjëherë inspektorin e Përgjithshëm.
- Në rastin e procedurave të rekrutimit ose të ecurisë në karrierë për plotësimin e vendeve vakante në Inspektoratin e Përgjithshëm, KREK-u përbëhet nga këta anëtarë:
- a) Zëvendësinspektori i Përgjithshëm ose një përfaqësues në pozicionin “drejtor” në strukturën e Inspektoratit të Përgjithshëm;
- b) Një përfaqësues në pozicionin “drejtor” në Inspektoratin e Përgjithshëm;
- c) Një përfaqësues nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Inspektoratit të Përgjithshëm.
- Mbledhjet thirren nga kryetari i KREK-ut dhe janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët.
- Secili anëtar ka të drejtën e një vote dhe abstenimi nga votimi nuk lejohet për asnjë anëtar të KREK-ut.
- Vendimet e KREK-ut merren me shumicë votash dhe nënshkruhen nga të gjithë anëtarët. Ato pasqyrohen në procesverbalin që nënshkruhet nga të gjithë anëtarët.
- KREK-u ka për detyrë:
- a) të përzgjedhë pyetjet për testimin me shkrim;
- b) të verifikojë dokumentacionin e paraqitur;
- c) të përcaktojë personat përgjegjës për mbikëqyrjen e testimit me shkrim;
ç) të realizojë intervistën e strukturuar me gojë;
- d) të kryejë vlerësimin;
- dh) të hartojë listën përfundimtare të renditjes të kandidatëve;
- e) të njoftojë me shkrim, sipas rastit, autoritetin që ka shpallur vendin vakant, ministrin përgjegjës, inspektorin e Përgjithshëm, kryeinspektorin e Inspektoratit Qendror ose titullarin e strukturës me funksione inspektimi për kandidatin fitues së bashku me dokumentacionin përkatës, me qëllim emërimin dhe njoftimin zyrtar të tij;
ë) të sigurojë trajtim të barabartë dhe objektiv për të gjithë kandidatët, në përputhje me parimet e barazisë, të meritës e të transparencës.
KREU III
VLERËSIMI I KANDIDATËVE PËR EMËRIM NGA JASHTË SISTEMIT TË INSPEKTIMIT
- Për emërim nga jashtë sistemit të inspektimit, vlerësimi i kandidatëve bëhet sipas pikëve të ndara, si më poshtë:
- a) 60 (gjashtëdhjetë) pikë për testimin me shkrim;
- b) 30 (tridhjetë) pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
- c) 10 (dhjetë) pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, trajnimeve dhe certifikimeve të lidhura me fushën e inspektimit.
- Vlerësimi i testimit me shkrim realizohet nëpërmjet pyetjeve me alternativa, pyetjeve të hapura ose rasteve studimore, sipas fushave të shpallura. Secili vlerësues e vlerëson individualisht testin dhe pikët mesatare llogariten me formulë (shuma e pikëve/numri i vlerësuesve).
- Intervista e strukturuar me gojë vlerësohet mbi një seri pyetjesh të njëjta për të gjithë kandidatët, që mund të përfshijnë:
- a) pyetje për sjelljen sipas metodës STAR;
- b) pyetje hipotetike për situata konkrete;
- c) pyetje për njohuritë dhe kompetencat teknike.
- Vlerësimi i dokumentacionit përfshin përvojën, trajnime dhe certifikime të lidhura me fushën e inspektimit, që vlerësohen sipas shkallës së tejkalimit të kërkesave të shpalljes, si dhe analizën e përvojës së mëparshme të punës, nivelit arsimor, trajnimeve dhe certifikimeve të kryera nga kandidati, të cilat lidhen me kriteret për pozicionin e shpalljes.
- KREK-u përfundon procesin e vlerësimit të kandidatëve brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të procedurave të testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
- Kandidati fitues për pozicionin përkatës shpallet kandidati, që ka më shumë pikë ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 (shtatëdhjetë) pikë.
- Testimi me shkrim vlerëson njohuritë për legjislacionin për inspektimin, rregullat e etikës, procedurat administrative dhe fushën përkatëse të inspektimit.
- Intervista e strukturuar me gojë vlerëson aftësitë logjike, komunikimin dhe përshtatshmërinë me pozicionin.
- Inspektorati qendror përkatës apo struktura tjetër inspektuese njoftohet për kandidatin fitues për pozicionin e lirë të punës brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga shpallja e listës përfundimtare të fituesve.
KREU IV
VLERËSIMI I KANDIDATËVE PËR LËVIZJE PARALELE
- KREK-u vlerëson vetëm aplikimet e kandidatëve, që përmbushin kriteret për lëvizje paralele, në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit Qendror dhe të Inspektoratit të Përgjithshëm.
- KREK-u nuk zhvillon testim me shkrim për këtë procedurë.
- Vlerësimi i dokumentacionit bëhet sipas këtij sistemi pikësh:
- a) Deri në 20 (njëzet) pikë për përvojën shtesë (10 për 1 vit, 15 për 1-3 vjet, 20 për më shumë se 3 vjet);
- b) Deri në 10 (dhjetë) pikë për trajnime të lidhura me fushën (3 për 1 trajnim, 5 për 2-3 trajnime, 10 për më shumë se 3 trajnime);
- c) Deri në 10 (dhjetë) pikë për vlerësimin e rezultateve në punë (3 për “mirë”, 5 për “shumë mirë”, 10 për “shkëlqyeshëm”).
- Vlerësimi i kandidatëve për lëvizje paralele bazohet në intervistën e strukturuar me gojë dhe në dokumentacionin e paraqitur, që përfshin këto elemente:
- a) Përputhshmërinë e përvojës me kërkesat e pozicionit të shpallur;
- b) Rezultatin e vlerësimit të fundit në punë;
- c) Përfitimin e trajnimeve përkatëse.
- Totali i vlerësimit është 100 (njëqind) pikë të ndara, si më poshtë:
- a) 60 (gjashtëdhjetë) pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
- b) 40 (dyzet) pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën dhe vlerësimin e rezultateve në punë.
- Pikët mblidhen e pjesëtohen me 3 (tre).
- Kandidati fitues për pozicionin përkatës shpallet kandidati, që ka më shumë pikë ndër kandidatët, të cilët kanë marrë të paktën 70 (shtatëdhjetë) pikë.
KREU V
VLERËSIMI I KANDIDATËVE PËR NGRITJE NË DETYRË
- Vlerësimi përfundimtar i kandidatëve për ngritje në detyrë realizohet nëpërmjet një sistemi pikëzimi, si më poshtë vijon:
- a) Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
- b) Intervista e strukturuar me gojë, deri në 40 (dyzet) pikë;
- c) Vlerësimi i dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë deri në 20 (njëzet) pikë.
- KREK-u përfundon vlerësimin e dokumentacionit brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga administrimi i listës së kandidatëve të kualifikuar.
- Kandidati fitues për pozicionin përkatës shpallet kandidati, që ka më shumë pikë ndër kandidatët, të cilët kanë marrë të paktën 70 (shtatëdhjetë) pikë.
KREU VI
DISPOZITA TË FUNDIT
- Për institucionet/strukturat me funksione inspektimi, për të cilat nuk janë parashikuar ndryshime në ligjin nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, nuk zbatohen parashikimet e këtij vendimi.
- Ngarkohen Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë përgjegjëse, inspektoratet qendrore dhe strukturat e tjera inspektuese për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES SË INSPEKTIMIT TË AGJENCISË SË INDUSTRISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.87/2024, “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e rregullores së inspektimit të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
- a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
- b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
- c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”;
ç) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455 datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;
- dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
- e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ë) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
- f) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar;
- g) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
- gj) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
- Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
- a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171,datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
- b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
- c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;
ç) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë;
- d) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar, në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
- e) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
ë) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
- Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2025, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, e ndarë në 10 332 190 000 (dhjetë miliardë e treqind e tridhjetë e dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë për shpërblimin dhe në 72 325 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit.
- Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato të paguhen deri më datë 30.6.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.
- Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
- Efektet financiare prej 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh përballohen, si më poshtë vijon:
- a) Në masën 9 700 000 000 (nëntë miliardë e shtatëqind milionë) lekë, nga fondi “Për bonusin e pensionistëve”, miratuar në buxhetin e vitit 2025;
- b) Në masën 704 515 000 (shtatëqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2025.
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.893, DATË 17.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË KABINETEVE NDIHMËSE, TË ORGANIZIMIT TË BRENDSHËM TË INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE, SI DHE PËR PROCEDURAT E HOLLËSISHME PËR PËRGATITJEN, PROPOZIMIN, KONSULTIMIN DHE MIRATIMIN E ORGANIZIMIT TË BRENDSHËM”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 17, pika 2, 21, pika 5, dhe 29, pika 1, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Pas pikës 7, të vendimit nr.893, datë 17.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, të ndryshuar, shtohen pikat 7/1, 7/2, 7/3, 7/4 dhe 7/5, me këtë përmbajtje:
“7/1. Pranë çdo ministri krijohet një këshill ekspertësh, me qëllim:
- a) vlerësimin dhe dhënien e mendimeve për çështje të fushave të përgjegjësisë së ministrisë përkatëse;
- b) propozimin dhe zhvillimin e iniciativave ligjore e nënligjore në fushën që i përket ministrisë përkatëse, me qëllim adresimin e çështjeve të caktuara që i përgjigjen realizimit të politikës së përgjithshme shtetërore;
- c) kontribuimin me njohuri dhe ekspertizë të posaçme profesionale për çështje të përgjithshme të proceseve, pjesë e fushës së përgjegjësisë;
ç) paraqitjen e rekomandimeve dhe zgjidhjeve të mundshme për adresimin e çështjeve e të problematikave të ndryshme, që lidhen me fushën e përgjegjësisë së ministrisë përkatëse.
7/2. Këshilli i ekspertëve përbëhet nga, maksimumi, 5 (pesë) anëtarë, por në asnjë rast më pak se 3 (tre), të emëruar nga ministri përkatës, ndërmjet personaliteteve të fushës përkatëse, me përvojë profesionale të paktën 9 (nëntë) vjet në fushën/fushat e ngjashme apo të lidhura me fushat e përgjegjësisë së ministrisë përkatëse.
7/3. Anëtarët e këshillit të ekspertëve e ushtrojnë këtë funksion për një periudhë 2-vjeçare, me të drejtë riemërimi.
7/4. Anëtarët e këshillit të ekspertëve përfitojnë shpërblimin në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
7/5. Këshilli i ekspertëve mblidhet sa herë e kërkon ministri dhe anëtarët e tij kryejnë detyra të ngarkuara nga ministri, brenda përcaktimeve të pikës 7/1, të këtij vendimi.”.
- Përjashtimisht për vitin 2025, ngritja e këshillave të ekspertëve bëhet brenda mundësive buxhetore për këtë vit.
- Efektet financiare për vitin 2025 përballohen nga fondet buxhetore të miratuara me ligjin e buxhetit për këtë vit.
- Ngarkohen ministrat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.711, DATË 20.11.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MARRËDHËNIET E AVOKATURËS SË SHTETIT DHE PERSONAVE JURIDIKË, NË KUADËR TË OFRIMIT TË ASISTENCËS JURIDIKE, ROLIN E AVOKATËVE TË SHTETIT NË GJYKIM, SI DHE NORMAT E POSAÇME PROCEDURALE””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 7, e 12, pikat 2 e 6, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Në tekstin, që i bashkëlidhet vendimit nr.711, datë 20.11.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit dhe personave juridikë, në kuadër të ofrimit të asistencës juridike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale””, pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 5/1
Regjistri i çështjeve gjyqësore
- Pranë Avokaturës së Shtetit krijohet “Regjistri i çështjeve gjyqësore” për çështjet, në të cilat personat juridikë ose Republika e Shqipërisë është palë.
- Çdo person juridik, të cilit i ofrohet shërbimi i përfaqësimit nga Avokatura e Shtetit, nëpërmjet personit të kontaktit të caktuar sipas nenit 5, të kësaj rregulloreje, duhet t’i ofrojë asaj informacion për të gjitha çështjet gjyqësore, ku është palë, gjykatën kompetente, shkallën dhe fazën e gjykimit të secilës çështje, datën dhe orën e zhvillimit të seancës së radhës, personin përgjegjës të caktuar nga personi juridik për të ndjekur çështjen, si dhe çdo informacion tjetër që gjykohet i nevojshëm nga Avokatura e Shtetit dhe që ka lidhje me çështjen.
- Avokatura e Shtetit regjistron e përditëson informacionin e parashikuar në pikën 2, të këtij neni, dhe informacionin për çështjet, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë, në regjistrin e çështjeve gjyqësore.
- Avokati i Përgjithshëm i Shtetit përcakton formatin e regjistrit të çështjeve gjyqësore, mënyrën e mbajtjes e të përditësimit të të dhënave të këtij regjistri, si dhe të dhënat që mund të bëhen publike.
- Në çdo rast, kur përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik nuk merr pjesë në proceset gjyqësore, ku ky i fundit është palë, Avokatura e Shtetit njofton:
- a) titullarin e institucionit shtetëror;
- b) titullarin e entit publik;
- c) administratorin e shoqërisë.”.
- Personat juridikë dërgojnë pranë Avokaturës së Shtetit informacionin e parashikuar në nenin 5/1 të rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit dhe personave juridikë, në kuadër të ofrimit të asistencës juridike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”, bashkëlidhur vendimit nr.711, datë 20.11.2024, të Këshillit të Ministrave, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Avokatura e Shtetit krijon regjistrin e çështjeve gjyqësore brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi të këtij vendimi.
III. Ngarkohen Avokatura e Shtetit dhe personat juridikë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË PËR MODERNIZIMIN DHE HARMONIZIMIN E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT DOGANOR SHQIPTAR, NË PËRPUTHJE ME SISTEMET E INFORMACIONIT DOGANOR TË BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PERIUDHËN 2025 – 2030, DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e Strategjisë për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar, në përputhje me sistemet e informacionit doganor të Bashkimit Evropian, për periudhën 2025 – 2030, dhe të planit të veprimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
- Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË GRAMSH TË PASURISË ME NR.7/16, ZONA KADASTRALE 1842, ME VENDNDODHJE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE GRAMSH, DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.431, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË GRAMSH, TË QARKUT TË ELBASANIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Transferimin në pronësi të Bashkisë Gramsh të pasurisë me nr.7/16, zona kadastrale 1842, me vendndodhje në njësinë administrative Gramsh, sipas formularit dhe planit të rilevimit që i bashkëlidhen këtij vendimi, për t’u përdorur për ndërtimin e një pike të trajtimit të mbetjeve të gjelbra.
- Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.431, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Gramsh, të qarkut të Elbasanit”, të ndryshuar.
- Bashkisë Gramsh i ndalohet ta tjetërsojë ose ta ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
- Ngarkohen Bashkia Gramsh dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË TE SHOQËRIA SHTETËRORE “KAYO”, SH.A., TË PASURISË SË PALUAJTSHME ME NR.10/304, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8170, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Transferimin e së drejtës së pronësisë te shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., të pasurisë së paluajtshme me nr.10/304, me vendndodhje në zonën kadastrale 8170, Tiranë, sipas kartelës të pasurive dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
- Shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit përtej objektit të saj të veprimtarisë, të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi, ose të tjetërsojë pronën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
- Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi hiqet nga lista e objekteve, që i bashkëlidhet vendimit nr.1538, datë 26.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në vendimin nr.378, datë 12.8.1999, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin e të drejtës së përfaqësuesit të pronarit për disa objekte, pronë publike, organeve të qeverisjes vendore”, të ndryshuar.
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
- a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
- Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
- a) të zhvillimit ekonomik;
- b) industriale;
- c)
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
- a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
- k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
- Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
- a) të zhvillimit ekonomik;
- b) industriale;
- c)
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
- a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshati Theth, zona kadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zonakadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;
- d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.
- Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
- a) të zhvillimit ekonomik;
- b) industriale;
- c)
- Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA