Nuk ka taksë për pensionistët italianë në Shqipëri

Në përgjigje të raportimeve të mediave italiane dhe shqetësimit të pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri për vendosjen e një takse mbi pensionet e tyre, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se nuk do të ketë asnjë taksë të tillë. Gjithashtu qeveria bën të ditur se pensionet italiane nuk do të kenë asnjë tatim dhe se tatimi i mundshëm prej 15% është një lajm i pavërtetë. Pra, pensionistët italianë që kanë transferuar rezidencën fiskale në Shqipëri do të vijojnë të përfitojnë nga përjashtimi nga tatimi për pensionet që marrin nga Italia.