Nuk ka shpërthim të fruthit në asnjë institucion parashkollor në Tiranë
Në përgjigje të raportimeve në disa media se ka alarm për fruthin në kryeqytet, me 15 fëmijë të prekur në një kopsht privat, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik sqaron qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës.
Ministria informon se rasti i vetëm është regjistruar rreth një muaj më parë në një kopsht privat në Tiranë, ku u konfirmuan 8 fëmijë të prekur nga fruthi. Fëmijët u izoluan menjëherë në momentin e identifikimit të rasteve dhe morën trajtimin e nevojshëm.
Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të informohen vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangin përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.
