Nuk ka pasur presione ndaj kompanisë që do ndërtojë Porto Romanon
Në lidhje me akuzat se kompania që do ndërtojë Porto Romanon është tërhequr për shkak të presioneve ndërkombëtare, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se ndaj kompanisë nuk ka pasur asgjë presion dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim të shprehur, as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Bashkimi Europian dhe nga askush.
Përsa i përket projektit të Porto Romanos, qeveria njofton se ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme, pasi kompania që ka kaluar të gjitha fazat dhe duhet të bënte ofertimin e fundit është tërhequr në momentin e fundit me argumentin e krizës dhe çmimeve dhe ka komunikuar se nuk e shikonte të mundur të jepte një ofertë financiare në këtë situatë.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive që ka hasur projekti, me dy proceset e papërfunduara në momentet e fundit, qeveria është e gati për të kaluar në një plan tjetër të shpejtë për të garantuar fillimin e ndërtimit të portit, për të cilin është vendosur në dispozicion gjithë buxheti i nevojshëm.