Shërbimi “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë jashtë vendit” është plotësisht i aksesueshëm në E-Albania

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media për mosfunksionimin e shërbimit elektronik “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit shqiptarë jashtë vendit”, E-Albania sqaron qytetarët se shërbimi nuk është ndërprerë në asnjë moment dhe është plotësisht i aksesueshëm dhe funksional.

E-Albania njofton se përgjatë periudhës 1–26 mars, për këtë shërbim janë regjistruar 6,790 aplikime dhe se mbeten të angazhuar për të garantuar ofrimin e pandërprerë dhe cilësor të shërbimeve elektronike për qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.

Për të shmangur problematika gjatë aplikimit, institucioni rekomandon përdoruesit që të sigurohen për një lidhje të qëndrueshme interneti gjatë gjithë procesit dhe të shmangin ndërprerjet deri në përfundimin dhe dërgimin e aplikimit.

Për çdo problematikë të hasur gjatë aplikimit, qytetarët të kontaktojnë në adresën e suportit: helpdesk@e-albania.al