Tallinn, Estoni, Kryeministri Rama takon Kryeministrin e Republikës së Estonisë, Kristen Michal

Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Tallinn Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, u mikprit sot në një takim dypalësh nga Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal  në shtëpinë Stenbock, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

 

Në përfundim Kryeministri Rama dhe Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp:

 

 

* * *

 

Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal: I dashur Edi mirë se erdhe në Tallinn, në Estoni!

Jam shumë i kënaqur që ju uroj mirëseardhjen këtu saktësisht një vit më pas, po gjithashtu dua të them që Shqipëria është një aleate shumë e mirë në NATO. Faleminderit për kontributin tuaj në sigurinë e rajonit Baltik. Ka më shumë se 2000 km midis Tallinn-it dhe Tiranës, por ndajmë të njëjtën pikëpamje. E dimë që siguria jonë është e ndërlidhur.

Ndërsa i afrohemi samitit të Ankarasë, Europa duhet marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj. Objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar, e shohim çdo ditë në sulmet kundër popullit ukrainas, e qyteteve të Ukrainës, por Rusia nuk është e pamundur të mposhtet. Së bashku, ne vazhdojmë të punojmë për një paqe të drejtë e që zgjat në Ukrainë. Ukraina i përket familjes europiane e kështu është edhe për Shqipërinë.

 

Estonia mbështet fort zgjerimin e Bashkimit Europian, e kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Euopian dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaj, në qoftë se Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe Bashkimi Europian do të bëjë të njëjtën gjë.

 

Fluturimet e drejtpërdrejta midis Tallinn-it dhe Tiranës çelin mundësi të reja për turizmin e njerëzve dhe bizneset. Kemi në fakt shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çështje digjitale dhe interesi në rritje për inteligjencën artificiale. Përvoja e Estonisë si një vend digjital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe të përmirësojë shërbimet publike.

 

Sot thuajse të gjitha shërbimet publike në Estoni janë online. Nisma jonë e sapoprezantuar e inteligjencës artificiale është një investim i rëndësishëm në të ardhmen e Estonisë, ndihmon në rritjen e ekonomisë dhe në rritjen e punës së njerëzve, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet digjitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për inteligjencën artificiale, Estonia qartësisht duhet të ecë që t’iu kap aty.

 

I dashur Edi, faleminderit për vizitën tuaj!

Qysh dje flamuri shqiptar valëvitët në qendrën për në qendrën për mbrojtjen kibernetike të NATO-s në Tallinn, ndërkohë që vitin tjetë do tër shënojmë 35 vjet marrëdhënie diplomatike mes Estonisë dhe Shqipërisë dhe besoj që bashkëpunimi ynë do të behet edhe më i fortë.

 

Sot pasdite do të vijojmë diskutimet tona në konferencën Lennart Meri. Së shpejti do të takohemi në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe gjithmonë jeni të mirëpritur të ktheheni në Estoni. Faleminderit!

 

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama: Kryeministër, I dashur, Kristen!

Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat; kur erdhët në Tiranë ishte ditë me shi. Jo, jo, është gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi sepse Keir Starmer e solli nga Londra.

 

Sot është ditë me diell në Tallin sepse solla diellin nga Shqipëria kështu që, faleminderit që më dhatë këtë shans të sjell ca diell këtu, por më së pari dua të shpreh mirënjohjen që më së fundi, më lejohet të vizitoj këtë qytet të cilin e kam imagjinuar gjithmonë si një laborator të së ardhmes, që shkruhet dita-ditës dhe është e vërtetë që ky qytet është i mrekullueshëm edhe falë asaj çfarë është ndërtuar në të shkuarën, por dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë që kemi admirim të plotë për ta, sepse në vend që të vazhdojnë të jetojnë në një muze, ata kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen dhe kjo e bën Estoninë atë qytetin që shkëlqen majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipëria pasi jemi të vegjël dhe kemi nevojë për shembuj të tillë.

 

Dua po kështu, t’ju falënderoj për mikpritjen shumë të ngrohtë!

 

Më duhet të them që u befasova shumë kur kuptova që kishit ushqim shumë të mirë këtu, që nuk është diçka që do e prisja.

Ndërkohë faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe që ndatë me mua, si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “kërcimi i tigrit”, në ecjen përpara dhe për mënyrën se si ju mendoni e veproni për të bërë këtë kërcim të dytë, duke iu përgjigjur sfidave të epokës së re të inteligjencës artificiale.

Me lini t’ju them, miku im, me ju, jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes estonez dhe jam shumë, shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë të vijnë më shpesh, të mësojnë prej jush e prej asaj çfarë ju po bëni, sidomos në nivelin e sektorit arsimor, duke nisur me fëmijët, për t’iu dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.

Është afërmendsh që ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030, të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Edhe ne, kemi shumicën, 95% të shërbimeve tona online dhe synojmë tashmë të ecim përpara me AI.

 

Ju përmendet ministren e Inteligjencës Artificiale dhe jemi mëse të lumtur që t’u prezantojmë.

 

Nga ana tjetër, me të drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO-ja, por edhe nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës.

Ne jemi dy kombe që më së fundi jetojnë me dëshirën për të kapur të ardhmen, pasi janë mbajtur për një kohë kaq të gjatë në të shkuarën, jo për zgjedhjen e tyre, por për shkak të imponimit të regjimeve që ndanim deri në një moment të caktuar në histori.

Po kështu, jemi tejet të vendosur të mbrojmë atë çfarë kemi dhe kjo, jo vetëm na bën kombe me të njëjtën mendësi por na bën edhe aleatë e miq të natyrshëm. Ndaj, faleminderit shumë edhe që vazhdoni të mbështetni Shqipërinë. Presim me padurim të kalojmë në fazën tjetër shumë shpejt dhe të vazhdojmë duke nisur mbylljen e kapitujve të negociatave.

Lidhjet tona ekonomike po rriten. Ju përmendet fluturimin e drejtpërdrejtë dhe unë dua t’ju them që është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë qysh prej 2023 dhe në fakt, shpresoj që do të zgjatet ky sezon i fluturimit të drejtpërdrejtë. Dua tu them estonezëve që ndërkohë që lini vendin në errësirë, gjeni diell kështu që ju ftoj ta lini, të largoheni nga vendi edhe në dimër të vini të gjeni plazhet dhe meqë ra fjala, nuk kemi simpati për Vladimir Putin atje, kështu që do të ndiheni krejt si në shtëpi.

 

Së fundi ne radhë, por jo prej rëndësisë, duam të shohim novatorët teknologjikë estonezë që të shohin, të hedhin sytë nga teknologjia e informacionit e komunikimit dhe teknologjia në Shqipëri.

Miku im, faleminderit shumë. Dua t’ju garantoj që nuk është thjesht për hir të protokollit, por kjo është ajo çfarë ndiejmë të gjithë, gjithë ekipi është tejet i lumtur që gjendet këtu. Presim me padurim që të bëjmë edhe më shumë së bashku sepse qysh prej shumë kohe na keni mësuar dhe i tregoni çdo vendi të vogël në mbarë botën, që të jesh i vogël nuk është kufizim ndaj faleminderit për këtë.