Për projektin në Pishë Poro – Nartë është aktivizuar niveli më i lartë i analizës dhe kontrollit mjedisor
Në përgjigje të deklaratave se është anashkaluar procedura mjedisore për projektin e propozuar për zhvillim në zonën e Pishë Poro – Nartë, qeveria shqiptare sqaron opinionin publik se për këtë projekt është aktivizuar niveli më i lartë i analizës dhe kontrollit mjedisor që parashikon legjislacioni shqiptar.
Në 5 maj të vitit 2026 subjekti zhvillues ka aplikuar për procedurën e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe pas marrjes së mendimeve të institucioneve kompetente në 15 maj 2026 u vendos që duhet t’i nënshtrohet procedurës së vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis.
Qeveria saktëson se projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë shkencore të ndikimeve të mundshme mbi mjedisin, mbi biodiversitetin, mbi habitatet dhe speciet e mbrojtura, mbi ujërat, mbi tokën, mbi klimën, mbi peizazhin dhe mbi komunitetin.
Ndërkohë që vendimmarrja mjedisore për projektin që do të paraqitet do të mbështetet mbi evidencën shkencore, ekspertizë profesionale dhe standardet më të larta të legjislacionit mjedisor shqiptar dhe europian.