SHPALLJE VENDI VAKANT Specialist, në Sektorin për Produksionin, në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – klasa IV-1
Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist, në Sektorin për Produksionin, në Drejtorinë e Produksionit dhe Eventeve – klasa IV-1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Kryen përpunimin përmes programeve kompjuterike të montazhit audio-viziv të regjistrimeve filmike të aktiviteteve publike të Kryeministrit dhe Kryeministrisë, të cilat vihen në funksion të Drejtorisë së Informimit të Qytetarëve dhe Drejtorisë së Informimit të Mediave në përmbushjen e misionit të tyre;
- Kryen përpunimin përmes programeve kompjuterike të montazhit audio-viziv të regjistrimeve filmike të aktiviteteve të ministrave, ministrive dhe agjencive të varësisë, të cilat vihen në funksion të Drejtorisë së Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, Drejtorisë së Informimit të Qytetarëve dhe Drejtorisë së Informimit të Mediave në përmbushjen e misionit të tyre;
- Asiston shefin e sektorit në proceset e tjera të prodhimit audio-viziv në funksion të komunikimit publik të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave dhe administratës publike në varësi të tyre;
- Kryen redaktimin e materialeve fotografike në funksion të komunikimit publik të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave dhe administratës publike në varësi të tyre;
- Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e produksionit audio-viziv;
- Garantonecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.
Aplikanti duhet të plotësojë:
Kërkesat e përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës;
- Të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Kërkesat e veçanta:
– Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional”;
– Të kenë njohuri të avancuara të programeve të përpunimit audio-vizuale si Adobe Premiere, Adobe Audition, Adobe Photoshop etj.;
– Preferohen të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikanti duhet të paraqesë në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Kërkesë për punësim;
- Përshkrim të edukimit dhe karrierës profesionale (curriculum vitae);
- Diploma të njësuara me origjinalin (të noterizuara),(Diploma e arsimit të lartë e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur dhe njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore);
- Lista notash të njësuara me origjinalin (të noterizuara);
- Librezë pune (e noterizuar);
- Ҫertifikime profesionale dhe kualifikime të tjera;
- Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
- Çertifikatë të gjëndjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);
- Fotokopje të kartës së identitetit.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit të plotë është data 09.07.2026. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikanti njoftohet individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.
Shënim : Pozicioni ofrohet me kontratë pune me afat të caktuar, për zëvendësimin e përkohshëm të punonjëses që trajtohet me raport për leje barrëlindje, deri në rikthimin e saj në detyrë.