Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 9 Korrik 2026
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS KUADËR TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE, TË DREJTAT E NJERIUT, DEMOKRACINË DHE SHTETIN E SË DREJTËS”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONVENTËS KUADËR TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE, TË DREJTAT E NJERIUT, DEMOKRACINË DHE SHTETIN E SË DREJTËS
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, lidhur në Vilnius, më 5 shtator 2024, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR MBROJTJEN E PROFESIONIT TË AVOKATIT, BËRË NË LUKSEMBURG, MË 13 MAJ 2025”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR MBROJTJEN E PROFESIONIT TË AVOKATIT, BËRË NË LUKSEMBURG, MË 13 MAJ 2025
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR TË KËRKESAVE PËR UKRAINËN, BËRË NË HAGË, MË 16.12.2025”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit e relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR TË KËRKESAVE PËR UKRAINËN, BËRË NË HAGË, MË 16.12.2025
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.34/2019, “PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA DHE TË KONFISKUARA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është miradministrimi dhe përdorimi sa më eficient, efektiv dhe ekonomik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë, ose i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet administrative të pushtetit qendror, apo të njësive të vetëqeverisjes vendore, rikthimi në komunitet i pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, përdorimi i tyre për iniciativa shtetërore publike, masa sociale dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit.”.
Neni 2
Pas shkronjës “j”, të nenit 2, shtohet shkronja “k”, me këtë përmbajtje:
“k) “Fondi i veçantë i dedikuar për ndërtimet pa leje”, burime financiare, të cilat do të destinohen për veprimtarinë apo zhvillimin e objekteve pa leje, të cilat janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në administrim AAPSK-së, në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara.”.
Neni 3
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni3
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat, procedurat e strukturën administrative për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga organet e drejtësisë, organet administrative të pushtetit qendror apo të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe ruajtjen e provave materiale, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.”.
Neni 4
Pas shkronjës “d”, të nenit 4, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:
“dh) pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara nga organet administrative të pushtetit qendror apo të njësive të vetëqeverisjes vendore.”.
Neni 5
Pas shkronjës “c”, të pikës 4, të nenit 7, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) Fondin e veçantë të dedikuar për ndërtimet pa leje.”.
Neni 6
Shkronja “dh”, e nenit 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“dh) kryen procedurat e shitjes për pasuritë e konfiskuara, që ka në administrim.”.
Neni 7
Pas pikës 3, të nenit 20, shtohen pikat 4 e 5, me këtë përmbajtje:
“4. AAPSK-ja administron monedha virtuale të sekuestruara/konfiskuara nga organet e drejtësisë, sipas vendimit të gjykatës apo urdhrit të prokurorit.
5. Rregullat dhe procedurat e administrimit të monedhave virtuale përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.”.
Neni 8
Pas pikës 3, të nenit 25, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Për pasuritë e konfiskuara si ndërtim pa leje ndiqen procedurat e parashikuara në ligjin nr.66/2023, “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara.”.
Neni 9
Në nenin 30 bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Pas shkronjës “gj”, të pikës 2, shtohet shkronja “h”, me këtë përmbajtje:
“h) çdo shpenzim tjetër të domosdoshëm për administrimin e pasurive të konfiskuara si ndërtim pa leje.”.
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Procedurat e kryerjes së shpenzimeve për pasuritë e konfiskuara realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Për pasuritë në masë “sekuestro”, shpenzimet për administrim realizohen mbështetur në studim tregu.”.
Neni 10
Aktet nënligjore
Ngarkohet ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike për nxjerrjen e akteve nënligjore, në zbatim të pikës 5, të nenit 20, të ligjit nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.34/2019, “PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA E TË KONFISKUARA””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara””, të ndryshuar, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit e relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA