Informacion për rastin e tërheqes nga tregu të produktit ushqimor Pizzolato Spritz Aperitivo

Më datë 20.07.2026, AKU mori njoftim përmes sistemit RASFF, kategori ALERT, për një rrezik të mundshëm nga thyerja e shisheve prej qelqi në produktin “Pizzolato Spritz Aperitivo 0.0” (aperitiv pa alkool), me origjinë nga Italia, me LOT L26113A dhe datë skadence 30.04.2028.

Pas njoftimit, AKU urdhëroi verifikimin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjen nga tregu të produktit. Nga kontrolli i kryer nga DRAKU Tiranë pranë subjektit importues “Jurrei” sh.p.k. rezultoi se ishin importuar 252 shishe, të cilat ishin shpërndarë në rrjetin e supermarketeve të subjektit.

Subjekti ka nisur menjëherë procedurën e tërheqjes nga tregu. Deri më 22.07.2026, janë kthyer dhe bllokuar në magazinë 136 shishe, ndërsa vijon kthimi i pjesës së mbetur prej 116 shishesh.

Produkti i bllokuar është vendosur nën masë kontrolli dhe konsumatorët janë njoftuar për kthimin e produktit dhe rimbursimin e vlerës së blerjes. AKU vijon monitorimin e procesit të tërheqjes dhe verifikimin e plotë të masave të marra.