Ministri Nufi: Shqipëria dërgon një togë të Forcave të Armatosura në Brigadën Shumëkombëshe të NATO-s në Rumani
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi në konferencën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave miratimin e projektvendimit për dërgimin e një toge të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Brigadën Shumëkombëshe të NATO-s në Rumani.
Sipas ministrit, vendimi është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të Aleancës dhe forcon kontributin e vendit në Brigadën Shumëkombëshe të vendosur në Rumani, në kuadër të mbrojtjes së krahut juglindor të NATO-s.
Ministri Nufi theksoi se dislokimi i trupave shqiptare do të kontribuojë në forcimin e sigurisë në rajon dhe do të mbështetet në përvojën e deritanishme të Forcave të Armatosura në misionet ndërkombëtare. Sipas tij, pjesëmarrja e Shqipërisë mbetet në funksion të sigurisë kolektive dhe përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Aleancës.