Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ku zëra të institucioneve europiane, vendeve aleate, institucioneve shtetërore, medias, shoqërisë civile dhe sektorit të teknologjisë u mblodhën së bashku për të diskutuar mbi një nga sfidat më të rëndësishme që prek sot demokracitë dhe sigurinë europiane: manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion

 

* * *

 

Kryeministri Rama: Faleminderit shumë që jeni këtu. E, veçanërisht, një falënderim nga zemra për ata që udhëtuan, që të ishin këtu me ne sot. Zakonisht, për njerëzit çelin të tilla konferenca, protokolli e do që të kemi një rresht standard: “Është kënaqësi e madhe, një nder i veçantë, që t’ju urojmë mirëseardhjen të gjithëve në Tiranë.”

Nuk do ta nis kështu sot, ndërkohë, jo sepse nuk jeni të mirëpritur, me shumë ngrohtësi madje, por sepse nuk jeni mbledhur këtu për një shkëmbim të mirësjelljet fjalësh të këndshme, diplomatike. Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryese e të heshtur që ndodh në institucionet tona demokratike çdo ditë.

Në pamje të parë, kjo konferencë ka të bëjë me algoritmet, me platformat dixhitale dhe ekosistemet e informacionit. Në fakt, në realitet, besoj se ka të bëjë me diçka shumë thelbësore me të cilën jemi të detyruar të përballemi kur trajtojmë këto tema.

Ka të bëjë me demokracinë, ka të bëjë me besimin publik, e më së fundi, me faktin nëse shoqëritë e lira zotërojnë qartësinë strategjike për të mbrojtur hapësirat e hapura që ndërtojmë.

Për shekuj e mijëvjeçarë, kombet e popuj që mbrojnë sovranitetin e tyre, fise që ruajnë sovranitetin duke mbrojtur kufijtë fizikë. Sot ne duhet të mbrojmë diçka të padukshme, megjithatë, çdo pjesë e tij është po aq jetike, hapësirën ku qytetarët tanë formojnë opinionet, ushtrojnë gjykimin dhe bëjnë zgjedhjet e tyre të lira. Gjeografia e sigurisë kombëtare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

Gjëja nuk matet më vetëm me madhësinë e ushtrive, rrezen e mjeteve ushtarake tradicionale, dhe kjo është diçka që, në mënyrë obsesive, i kthehet në çdo bisedë që zhvillojmë me aleatët e partnerët tanë, kur vjen fjala për shpenzimet, për mbrojtjen, sepse fuqia gjithmonë e më tepër matet edhe me diçka tjetër, me aftësinë për të tjetërsuar perceptimin, për t’i shndërruar ndasitë sociale në armë dhe për të gërryer besimin te institucionet demokratike.

E, meqë ra fjala, historia na ka mësuar diçka, me shumë qartësi, lidhur me atë me të cilën duhet të përballemi sot.

Më shumë se 3000 vjet më parë, jo larg prej këtu ku jemi takuar sot, Homeri rrëfeu historinë e Trojës. Troja nuk ra sepse kishte ushtri të dobët. Troja nuk ra sepse muret e saj qenë shumë të brishta për të përballuar sulmin e rrethimin. Troja nuk ra sepse nuk kish siguri kufijsh, ra sepse kërcënimi hyri i maskuar se diçka e pafajshme, e padëmshme.

Kali i Trojës, e meqë ra fjala, ky është edhe emri i një virusi, mbetet mësimi suprem i historisë se rreziku më i madh rrallë është ai që mësyn në derë, por është gjithmonë e më tepër ai që fton brenda, sepse duket i padëmshëm.

Është ai që lëvdojmë në emër të lirisë së mendimeve. Është ai që mbrohet në emër të lirisë së fjalës. Është ai për të cilin hezitojmë gjithmonë që të përballemi si duhet, edhe pse tregon, në fakt, natyrën e vet të vërtetë. Sepse, për ne, është çështje demokracie dhe çështje lirie.

Kësisoj, kemi ardhur në një moment ku e kemi humbur tërësisht, duke pranuar lirinë e shpërndarjes si një shtrirje, një degëzim a një zgjatim të lirisë së fjalës.

Manipulimi, ndërhyrja e jashtme a e huaj në informacion, kurrë nuk mbërrin nga një uniformë veshur. Mbërrin si përmbajtje e përditshme, si indinjantë, si një trend viral, si një video e falsifikuar e “deepfake” e një të famshmi, një politikan, si një link që çohet në një grup whatsapp-i nga një person i cili, në fakt, mirëfilli mendon se po ndan një të vërtetë.

Flet gjuhën tonë, shfrytëzon ankthet tona dhe shënjestron debatet tona të hapura dhe kjo është pikërisht arsyeja pse është kaq efektiv e pse dukemi kaq të dënuar të dështojmë përballë. Sot manipulimi e një algoritmi, nxitur e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e shpërndarë në një shkallë masive.

Kështu që thelbi është që nuk ju duhet më ushtri për të destabilizuar një vend.

Dhe hidhini një sy çfarë ndodh në Europën e sotme. Sulmet, jo domosdoshmërisht nisin me dikë që kapërcen kufijtë fizik; fillojnë me heshtjen kundrejt të dhënave, kundrejt perceptimit, pra me sulme të heshtura kundër të dhënave, infrastrukturës digjitale dhe perceptimit publik.

Dy javë përpara, në një vend që nuk është saktësisht fqinj, por është afër, Rumania pësoi një sulm kibernetik masiv që ngriu të gjithë sistemin e kadastrës kombëtare. Qytetarët nuk mundën që të kishin qasje në titull e pronësisë, transaksionet ekonomike u ndalën menjëherë dhe shërbimet publike u paralizuan. Dhe, vetëm disa muaj më parë, i njëjti vend u përball një sulm të pashembullt synuar për të shtrembëruar zgjedhjet demokratike përmes një manipulimi digjital të bashkërenduar.

Dhe, në fakt, këto nuk janë dukuri të veçuara. Një sulm kibernetik mbi bazën e të dhënave të një shteti dhe një fushatë e koordinuar ndikimi kundër zgjedhjeve vjen pikërisht nga i njëjti tekst, nga i njëjti model.

Dhe, në fakt, kjo është diçka për të cilën ne e dimë.

Në fakt, sot jam krenar them që, edhe pse jemi sulmuar në mënyrë agresive, jemi përgjigjur duke ndërtuar një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë sot, duke u mbështetur te një gjeneratë e re mbrojtje, mbështetur në inteligjencë artificiale.

Por mbrojtja kibernetike e vetme nuk është e mjaftueshme, sepse, në qoftë se mbrojmë infrastrukturën e “sistemit nervor digjital”, pra sistemi i shtyllës digjitale të shtetit, mendjet e qytetareve tanë mbeten të pambrojtura, te ekspozuara ndaj manipulimit sistematik çdo herë që cc ‘kyçin telefonat. Kjo me sjell këtu drejtpërdrejtë ku jemi mbledhur. Ne fakt, ajo çka ndodh me demokracinë është se demokracia ka të bëjë me çarjet në dritë të diellit  se demokracia në vetvete nuk ka të bëjë me fshehjen  këtyre çarjeve, por me përballjen, me këto çarje në mënyrë të hapur dhe pikërisht është kjo hapje që përbën dhe cenueshmerinë e saj nga armiqtë e demokracisë të cilët gjejnë në një të çarë, shtegun për të hyrë ashtu si Kali i Trojës.

Besoj jeni mjaft të informuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Është në fakt një shembull i jashtëzakonshëm i një plase, i një çarje që natyrisht edhe krijuar që u bë në fakt një mënyrë për të hyrë për armiqtë tanë për të organizuar një operacion shumë të madh troll-esh dhe avatarësh.

Ndërkohë që, ecim me vendosmëri drejt fazës së fundit të bisedimeve të anëtarësimit për Bashkimin Europian. Është thelbësore të forcojmë rezistencën kundër kërcënimeve hibride që në fakt nuk është ushtrim burokratik, por  një hap mjaft i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie rezistente, duke mos minuar në të njëjtën kohë vlerat e saj demokratike dhe mënyrën e saj demokratike të jetesës.

Që të mos marr më shumë prej kohës suaj dua t’ju sjell në mendje hartën e të gjithave vendeve që janë pjese e të njëjti proces për tiu afruar BE-së dhe për tu bërë anëtar. Pra nga Ballkani perëndimor te Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia. Sa më afër shkon një vend drejt BE aq më shumë rreken aktorët e huaj përmes kësaj mënyrë për të hyrë tinëzisht brenda për të sulmuar, sulmuar, sulmuar.

Ne jemi në pararojë dhe kemi përjetuar sulme hibride dhe fushata të orientuara dezinformomi ndërkohë që flasim, kështu që na duhet të mësojmë shpejt, të përshtatemi shpejt e përmes kësaj përvoje në pararojë të ofrojmë edhe vlerë praktike të sigurisë së përbashkët europiane.

Të dashur miq,

Historia me gjasë do na kujtojë, jo vetëm sesi ata që qenë dëshmitarë të lindjes e ngritjes së inteligjencës artificiale,  por si një brez që iu desh të  vendoste nëse e vërteta mund të mbetej më e fortë sesa manipulimi në një botë digjitale. Dhe kjo është një dilemë shumë e madhe sepse zgjedhja është shumë komplekse, ne jemi demokraci dhe duam të mbetemi demokraci, por në të njëjtën kohë demokracitë ofrojnë hapësirë me shumë bujari edhe për armiqtë e tyre dhe kjo është çështja dhe kjo është dilema dhe zgjedhja e vështirë që na duhet të bëjmë.

Pra si ta mbrojmë hapësirën tonë të informimit,  jo duke tkurrur liritë, por duke përforcuar atë, jo duke iu trembur përparimit teknologjik, por duke e ankoruar tek vlerat demokratike, jo duke u tërhequr në një izolim digjital por duke ndërtuar shoqëri të hapur e me vetëbesim dhe kritike.

Nuk e di se ç‘ndodh në vendet tuaja por në Shqipëri, nuk e di sesi thuhet në vendet tuaj por kemi një thënie në Shqipëri, nuk e di neqoftëse është origjinale e jona apo kopjuar nga ndonjë fqinjë. Kemi argument të gjatë, kemi një diskutim të gjatë kush ishte i pari, kush erdhi më pas, sidoqoftë po e ndaj me ju. Pra thënia është “Sa të veshë e vërteta pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”. Në fakt kjo ka qenë e vërtetë edhe përpara kësaj epoke, imagjinojeni sot sesa xhiro të botës mund  të bëjë një gënjeshtër ndërkohë që e vërteta po vesh pantallonat. Nuk dua të jem pesimist por nuk jam shumë optimist për aq kohë sa nuk do të bëjmë dallimin e qartë e një ndarje të qartë midis lirisë së qartë e shpërndarjes.

E drejta për t’u shtrirë e për të ndarë informacion tek gjithkush për t’ju thënë çdo gjepur të tjerrshme nuk është e drejta për të pasur lirinë e fjalës, është diçka tjetër por si do ta bëjmë? Kjo është arsyeja pse kemi ftuar njerëz mendjendritur dhe të ditur për të ndarë dijen e tyre me ne, që të përpiqemi të mësojmë prej tyre, për mënyrën sesi mund ti lundrojmë këto ujëra shumë të turbullta.

Faleminderit shumë për durimin dhe uroj fort të mos kem qenë i mërzitshëm dhe pres me padurim të marr raportin e plotë të asaj çfarë është thënë dhe sesi mund ta përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do ta bëjmë.

Faleminderit shumë!