Vlorë, ministrja Sala: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar të Tumoreve, Helidon Nina, vizitoi qendrën ditore të kimioterapisë, të rikualifikuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ky investim është pjesë e transformimit të shërbimit onkologjik në vend, me synimin që gjatë viteve 2026–2027 shërbimet onkologjike të shtrihen në 12 spitale rajonale. QSUT, Vlora dhe Korça janë tre investimet e para të përfunduara, ndërsa puna vijon në Shkodër, Lezhë dhe Fier.

Gjatë vizitës, ministrja Sala theksoi se afrimi i shërbimit me pacientin është një nga prioritetet e reformës në fushën e onkologjisë. Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e Ministris…