Automjeti i ri i Kryeministrit është me qira dhe nuk financohet nga buxheti i shtetit
Pretendimet se automjeti i ri që përdor Kryeministri përbën një shpenzim miliona euro nga buxheti i shtetit janë të pavërteta. Automjeti është me qira dhe pagesa mbulohet nga buxheti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, pasi përdoret edhe për aktivitetet partiake dhe politike të Kryeministrit.
Specifikimet e automjetit lidhen me kërkesat e sigurisë dhe bazohen edhe në vlerësimet e Gardës së Republikës, në përputhje me nivelin e sigurisë që kërkohet për Kryeministrin.