SHPALLJE VENDI VAKANT Përgjegjës Sektori, në Sektorin për Informimin, në Drejtorinë e Informimit të Mediave – klasa III-1

Në zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, (i ndryshuar), të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim” (i ndryshuar), Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin, në Drejtorinë e Informimit të Mediave – klasa III-1

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

– Organizon punën e specialistëve të sektorit, si dhe kontrollon e jep rekomandime për procesin e zbardhjes së komunikimeve të Kryeministrit dhe publikimin për median të vendimeve të Këshillit të Ministrave;

– Asiston koordinatorin e drejtorisë në përpilimin e deklaratave për shtyp të Kryeministrit;

– Asiston koordinatorin e drejtorisë, Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri për përpilimin e deklaratave për shtyp të ministrive dhe agjencive të varësisë;

– Është përgjegjës për zbardhjen e saktë të fjalëve dhe komunikimeve të Kryeministrit, si dhe publikimin për median të vendimeve të Këshillit të Ministrave;

– Garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me informimin e mediave;

– Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave ndërmjet punonjësve në sektor.

 

Aplikanti duhet të plotësojë:

Kërkesat e përgjithshme:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës;

– Të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrat përkatëse;

– Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

 

Kërkesat e veçanta

– Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;

– Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Aplikanti duhet të paraqesë në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

– Kërkesë për punësim;

– Përshkrim të edukimit dhe karrierës profesionale (curriculum vitae);

– Diploma të njësuara me origjinalin (të noterizuara),(Diploma e arsimit të lartë e fituar jashtë vendit duhet të jetë e njohur dhe njehsuar nga Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore);

– Lista notash të njësuara me origjinalin (të noterizuara);

– Librezë pune (e noterizuar);

– Ҫertifikime profesionale dhe kualifikime të tjera;

– Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;

– Çertifikatë të gjëndjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit);

– Fotokopje të kartës së identitetit.

 

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit dhe dokumentacionit të plotë është data 31.10.2026. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.

Aplikanti njoftohet individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.