Nuk ka fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës

Informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale se janë shtuar fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës dhe se në terren ndodhet ushtria izraelite për të ndihmuar qeverinë në shuarjen e protestave janë të pavërteta.

Agjencia për Media dhe Informim sqaron opinionin publik se nuk është planifikuar asnjë fluturim shtesë në linjën Tel Aviv–Tiranë. Operimet ajrore vijojnë normalisht, sipas skedulit dimëror të përcaktuar.