Asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore

Në rrjetet sociale po qarkullon pretendimi se efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në terren të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit. Qeveria sqaron se ky informacion është tërësisht i pavërtetë.

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke përdorur uniformën e Policisë së Shtetit.

Forcat e Armatosura ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.