Shpallje Vendi Vakant Specialist, kategoria III-b

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHPALLJE VENDI VAKANT
Specialist në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes

Specialist në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim –  kategoria III-b

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin e Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Drejtorinë e Informimit të Institucioneve, Hulumtimit dhe Përmbajtjes, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-b

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

– Asiston koordinatorin (fjalëshkruesin) e drejtorisë në përpilimin e fjalimeve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik të Kryeministrit si dhe, sipas udhëzimeve të koordinatorit (fjalëshkruesit), mbështet Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri në redaktimin e fjalëve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik në funksion të ministrive dhe agjencive;

– Kujdeset për vlerësimin e informacionit të mbledhur përmes procesit të hulumtimit apo informacionit të ardhur nga ministritë dhe institucionet e tjera, i cili përdoret në funksion të fjalëve, tezave të diskutimit apo materialeve të tjera të komunikimit publik;

– Nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë ndihmon në shkrimin dhe përgatitjen e materialit përmbajtësor për faqet e internetit dhe kanalet e komunikimit elektronik të Kryeministrit dhe ministrive, si dhe për publikime të ndryshme sipas nevojës;  

– Raporton pranë përgjegjësit të sektorit, drejtorit të drejtorisë apo koordinatorit të drejtorisë (fjalëshkruesit) për ecurinë e procesit të përgatitjes së materialeve përmbajtësore;

– Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup përmes aftësive analitike dhe komunikuese me kolegët dhe eprorët.


Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional”;

– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm


Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:

  • Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
  • Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
  • Numër kontakti dhe adresë e-maili.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 01.03.2022. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj sjell skualifikim të aplikantit

Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT<br>Përgjegjës Sektori në Sektorin për Informimin e Institucioneve