Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha:
“Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam është indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, të gjitha kategoritë e pensioneve, jo vetëm pensionet, por edhe indeksimi i shtesës. Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet. Ne këtë vit, morëm një vendim ndryshe nisur nga rritja e çmimeve. Vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëjmë rritje me 3.3%. Janë 2500 lekë shtesa e shpenzimeve të një familjeje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e kësaj situate.”