Shqipëria në “Expo Dubai 2020”, një destinacion për t’u zbuluar. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria në “Expo Dubai 2020”, një destinacion për t’u zbuluar.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe vizitoi sot Ekspozitën botërore “Dubai 2020”, e cila ka bërë së bashku 192 vende të botës, – mes tyre edhe Shqipëria, – si një platformë për bashkëpunimin global nën moton “Të lidhim mendjet dhe të krijojmë të ardhmen” përmes qëndrueshmërisë, lëvizshmërisë dhe mundësive.

Pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr dukshëm vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit tone.

Kryeministri Rama ftoi të pranishmit të vizitonin Shqipërinë, si një vend me bukuri natyrore e potenciale të mëdha për të eksploruar. “Një vend i vogël, mjaft i bukur, me male, lumenj, lugina e dy dete. Një vend i vogël dhe i bukur, ku myslimanët, të krishterët, ortodoksët dhe katolikët jetojnë së bashku në harmoni të plotë e ku Kushtetuta e parë, shkruar nga duart e shqiptarëve, në paragrafin e parë thotë se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Shkëlqesia juaj, të dashur miq,

Gjendemi këtu sot me një ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje të madhe të ftuar për të festuar pjesëmarrjen e Shqipërisë, mes një numri rekord prej 192 vendesh, të cilat janë mbledhur në këtë ekspozitë të mrekullueshme të Dubait.

Është po ashtu me krenari dhe mirënjohje të madhe që erdhëm këtu në një vend mjaft mik, me të cilin, falë një njeriu vërtetë të veçantë, Shehut Mohammed Zayed dhe babait të tij të ndjerë, Zoti e bekoftë, ne kemi një historik solidariteti, humanizmi dhe miqësie.

Ishte viti 1999 kur Sheh Mohammed Zayed mbërriti së bashku me Sheh Maktoum dhe një grup njerëzish në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar, së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota qindra e mijëra familje, të cilat ishin shpërngulur me forcë nga tokat e tyre, falë një të ashtuquajturi operacion të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë.

Që prej atëherë, ky vend zuri një vend të veçantë në zemrat tona, në kujtesën dhe historinë tonë. Por nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin dhe ndjenjën e përgjegjësisë karshi botës dhe qenieve të tjera njerëzore, pavarësisht etnisë së tyre, pavarësisht besimit të tyre, gjuhës që ky vend dhe udhëheqja e këtij vendi, pasi më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë. Një tërmet shkatërrimtar dhe pa gjejeni, ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i tyre që bënë përpara dhe qenë nga të parët dhe falë tyre e falë udhëheqjes së këtij vendi dhe bujarisë së njerëzve të këtij vendi, sot kemi një lagje krejt të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit, ku tërmeti pati goditjen më të fortë.

Ashtu si në një ëndërr reale, solidariteti, miqësie, në të cilën shohim së bashku për nga e ardhmja, nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre e në anën tjetër në të njëjtin qytet, pranë detit, kemi një prej porteve më të bukura turistike në botë e ndoshta më të madhin në Mesdhe, që dalëngadalë por merr formë si projekt e po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë e të gjithë atyre që duan e do duan gjithmonë e më shumë të vijën në Shqipëri, falë nxitjes që ka ardhur që këtej, prej Lartmadhërisë së tij vetë dhe falë një miku të shkëlqyer të vendit tonë, Mohamed Alabbar që është këtu me ne dhe që dua ta përshëndes së bashku me vajzën e tij të mrekullueshme. Faleminderit që jeni këtu!

Në këtë Ekspo të jashtëzakonshme gjithkush ka mundësinë të shohë në këto kohë kaq të trazuara se sa i madh është potenciali për të bërë mirë, i vendeve dhe popujve të botës, nëse bëhen bashkë, punojnë së bashku e nëse ecin bashkë. Sigurisht, midis kaq shumë vendesh, të jesh i vogël, ne jemi një prani modeste këtu, por besojmë fort që jemi midis atyre vendeve që mbeten ende për t’u zbuluar e mes atyre destinacioneve që mbeten ende për t’u shijuar nga njerëzit nga Europa, nga Lindja e Mesme e nga mbarë bota. Një vend i vogël, mjaft i bukur, me male, lumenj, lugina e dy dete. Një vend i vogël dhe i bukur, ku myslimanët, të krishterët, ortodoksët dhe katolikët jetojnë së bashku në harmoni të plotë e ku Kushtetuta e parë, shkruar nga duart e shqiptarëve, në paragrafin e parë thotë se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Kështu që për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest, të gjithë ata që do të dëgjojnë e po dëgjojnë fjalët e mia, dua t’ju them ejani në Shqipëri, vizitojeni Shqipërinë dhe mund t’ju garantoj që kurrë nuk do të pendoheni, por në të kundërt, do të doni thjesht të ktheheni sërish.

Faleminderit organizatorëve të ekspozitës së Dubait!

Faleminderit udhëheqësve të këtij vendi!

Faleminderit qeverisë këtu në Dubai dhe të gjithë atyre që morën pjesë në përpjekjen për të na sjellë këtu dhe për të na bërë të ndihemi pjesë e kësaj bashkësie të madhe vendesh, që siç e thashë, duke qëndruar së bashku mund të dëshmojnë që këtej se sa i jashtëzakonshëm është potenciali për mirë e çfarë vendi i mrekullueshëm do të ishte bota nëse të gjithë ne do të ecnim së bashku.

Faleminderit shumë!

Previous Videokonferencë e Ministrave të Bujqësisë të vendeve/territoreve të Ballkanit Perëndimor

Leave Your Comment