Kryeministri Rama, vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Rama, vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të dielë në një prej marketeve të Tiranës për një vizitë mbikqyrëse lidhur me çmimet e produkteve bazë të shportës të dakordësuara nga Bordi i sapongritur i administrimit për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë, mbi mallrat e konsumit.

“Është një situatë e vështirë shumë, por edhe ne duam që të ketë një lloj solidariteti, një lloj dakordësie” – u shpreh kryeministri Rama në bisedë me menaxherin e pikës.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se në takimet me bordin e administrimit është dakordësuar që për çmimet e produkteve të shportës të jenë standard në të gjitha pikat e shitjes. “Ne kemi bërë takimet me bordin e sapokrijuar të transparencës dhe shqetësimin kryesor e kemi tek artikujt që blihen më shumë nga njerezit dhe që i shërbejnë çdo shtëpie shqiptare. Kemi rënë dakord që për këto produkte edhe pikat e shumicës, edhe importuesit dhe pikat e pakicës të kenë çmime standard dhe me marzhe fitimi standard.” – u shpreh ajo.

Menaxheri i pikës së shitjes solli shembujt e disa artikujve ku mbizotrojnë ato të importit si makaronat apo orizi, çmimet e të cilave kanë pësuar rritje, gjatë javëve të fundit. “ Të gjithë artikujt e importit kanë pasur rritje çmimi. Ne do të përpiqemi që tek artikujt bazë që janë edhe më të ndjeshëm të jemi në një vijë me situatën” – tha ai.

Kryeministri Rama u interesua për çmimet e produkteve të veçanta si vaji, mielli, orizi dhe kërkoi mirëkuptimin e tregtuesve që në këtë periudhë kohe marzhi i fitimit të jetë minimal, duke i dhënë përparësi përballimit me sukses të situatës.

“Ne nuk mund të kërkojmë që të shkojnë çmimet në pikën që të fillojnë humbjet e furnizuesve apo të pakicës dhe të mos ketë më se pastaj se shkon në kolaps. Do të ishte shumë bukur që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vinte shteti, por kjo nuk shkon. Ama ulja nga 330 në 305 (për produktin e vajit) është brenda atyre kushteve, ajo që ne duam.” – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se “E rëndësishme është që produktet bazë të ulen tek një nivel i arsyeshëm që marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë, kosto të sigurohet dhe ecuria të sigurohet dhe të mos ketë spekullime dhe abuzime në kurriz të njerëzve.”

Previous Fermerët, pjesë e Paketës së Rezistencës Sociale për mbështetjen e skemës së naftës pa taksa.

Leave Your Comment