Laboratori i ri i Inxhinierisë Kimike, qendër ekselence për universitetet e vendit dhe ato të rajonit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Laboratori i ri i Inxhinierisë Kimike, qendër ekselence për universitetet e vendit dhe ato të rajonit

Laboratori i Inxhinierisë Kimike në Fakultetin Shkencave të Natyrës, në Tiranë, është infrastruktura më re elitare e kërkimit shkencor, e para e këtij lloji në vendin tonë, e cila çeli dyert sot për studentët shqiptarë dhe jo vetëm.

Laboratori, u financua  nga programi kombëtar i infrastrukturës së kërkimit shkencor, ne kuadrin e “Paktit për Universitetin” dhe do të shërbejë si qendër ekselence e shkencave inxhinierike për universitetet e vendit dhe ato të rajonit. 

Kështu në kuadrin e bashkëpunimit rajonal të Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor, kjo infrastrukture e kërkimit shkencor mund të shërbejë si një laborator rajonal, ku kërkues shkencore, studentë e pedagoge  nga vendet e rajonit do të punojnë së bashku dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë. 

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Laboratorin e Ri së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila theksoi se falë këtij investimi është ngritur një laborator unik në Shqipëri, madje edhe në rajon. “Në këtë fakultet me buxhet të qeverisë shqiptare është financuar një laborator i kërkimit shkencor për inxhinierinë kimike me vlerë 380 mijë euro. Është laborator unik në Shqipëri, madje dhe në rajon. Përpara këtij investimi, laboratori i vjetër ishte investim i viteve 70-të. Kjo qendër mund të shërbejë si një qendër ekselence për gjithë rajonin. Në kuadër të ndërkombëtarizimit ky laborator mund t’ju shërbejë shumë. Nuk duhet të harrojmë se sapo kemi miratuar tre programe doktorature për Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe ky laborator është kyç për punën e doktorantëve. Avantazhi këtu është që punojnë në këtë laborator 25-30 studentë njëherësh ndërkohë që më parë punonin 4-5.” – u shpreh Ministrja Kushi.

Me ngritjen e këtij laboratori është mundësuar infrastruktura e nevojshme didaktike e  kërkimit shkencor, ku 25 studentë mund të punojnë njekohësisht për formimin profesional të tyre në degët e kimisë industriale, ushqimore, bioteknologjike dhe inxhinierisë së proceseve kimike.  “Laboratori është i pajisur me të gjitha aparaturat moderne, sot të sofistikuara, të kompjuterizuara të gjitha; punohet me supervizim te programeve, të marrjes së të dhënave ne kohë reale. Pajisjet janë imitacione të impianteve industriale, punojnë realisht në kushte industriale. Secili nga studentet mund të punojë me të gjitha pajisjet këtu dhe mundet të gjenerojë sisteme te automatizuara të grafikeve, te përpunimit të parametrave që kontrollojnë proceset e prodhimit.” – shpjegoi një nga profesorët e fakultetit.

Rektori i Universitetit të Tiranës zoti Artan Hoxha u shpreh se në këtë fakultet japin kontributin e tyre edhe  profesorë nga vendet e Europës Perëndimore “Sot aktualisht ne kemi rreth 15 profesorë nga institucione të tjera të arsimit të lartë nga vendet e Evropës Perëndimore, në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale që i kemi me ta dhe që sot japin mësim në universitetin e Tiranës në shumë programe. Fakulteti i Shkencave të Natyrës është një fakultet lider në kërkimin shkencor.” 

Duke vlerësuar punën e bërë në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se laboratori duhet të vihet në funksion të gjenerimit të të ardhurave për universitetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera.

“Ky laborator duhet të vihet edhe në shërbim të  gjenerimit të të ardhurave për fakultetin për t’i shërbyer institucioneve të tjera, domethënë dhe ne, gjeja që ne kemi parashikuar të paktën për universitetet dhe na takon nga ana jonë ta bëjmë, është në gamën e shërbimeve që ofroni, duhet të bëni një manual për shërbimet  që Fakulteti i Shkencave i jep sektorit publik apo sektorit privat.” – u shpreh kryeministri.

Perveç vlerës didaktike, laboratori ka edhe vlera praktike në ofrimin e shërbimeve.  Ky laborator do të  mundësojë certifikimin e testeve që do t’i shërbejnë industrisë së rëndë, asaj petrokimike, të energjive të rinovueshme, industrisë ushqimore etj.

Previous Miratimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”

Leave Your Comment