“Me Bankën Botërore kemi nisur një bashkëpunim të frytshëm me disa projekte të cilat kanë në fokus standardet e shërbimeve publike, digjitalizimin dhe inovacionin.” – theksoi Ministrja Ekonomi gjatë takimit të sotëm me Përfaqësuesin në Tiranë Z.Emanuel Salinas, ku diskutuan mbi ecurinë e deritanishme të këtyre ideve.
Aktualisht po punohet me METADATA-n dhe në praninë e ekspertëve vendas e të huaj e me grupin e punës nga ADISA, duke vlerësuar kontributin e tyre në punën për monitorimin e standarteve të shërbimeve me Z.Salinas u dakortësua që të vazhdojmë kontaktet e shpeshta me qëllimin e vetëm për realizimin në kohë të projekteve.