Nënshkruam sot memorandumin e mirëkuptimit me United Nation Albania Association, për të mbështetur dhe konsoliduar Programin e Delegatëve Rinorë të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, të cilin e konsiderojmë një nga modelet më të suksesshme të aktivizimit rinor.
Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të nxisim rolin e delegateve rinorë në çështjet kombëtare të të rinjve dhe në aktivitetet që agjenda e Ministrit parashikon.
Megjithatë, jemi të bindur që përtej arritjeve të deritanishme, ne mund të bëjmë akoma më shumë, për të përcjellë zërin rinor në arenën ndërkombëtare.