Vizioni i përbashkët për të ardhmen teknologjike të Shqipërisë do të jetë së shpejti realitet falë bashkëpunimit të frytshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit si dhe me mbështetjen e ofruar nga Fondi Amerikano-Shqiptar i Zhvillimit.
Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë do të bëhen pjesë e programeve bashkëkohore, duke filluar nga përfshirja e kurrikulës më të re të teknologjisë së informacionit në klasën e parë e deri tek mbështetja e të rinjve nga qeveria për të ndjekur kurse afatshkurtra që i përgatisin ata për tregun e punës në fusha të ndryshme të teknologjisë.
Kënaqësi të isha e ftuar për të prezantuar mundësitë që ofron e do të ofrojë së shpejti ekosistemi TIK në Shqipëri, në kuadër të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.