Ministrja Xhaçka takon homologun saudit: Shqipëria në KS vëmendje të veçantë zhvillimeve në Lindjen e Mesme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Xhaçka takon homologun saudit: Shqipëria në KS vëmendje të veçantë zhvillimeve në Lindjen e Mesme

Në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Ajo u prit në një takim takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud.

Dy ministrat vlerësuan mbajtjen e Sesionit të Katërt të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, në Riad, në 21-23 mars 2022, si një rast i mirë për të vlerësuar në tërësi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të identifikuar mundësi konkrete për t’i çuar ato përpara. Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit konsideruan të rëndësishëm plotësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe intensifikimin e shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë, midis dy vendeve.

Homologët ndanë mendimin se bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy palëve, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, në interes të të dy vendeve.

Ky bashkëpunim merr interes të veçantë kur Shqipëria si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit i kushton vëmendje të veçantë zhvillimeve në Rajonin e Lindjes e Mesme. Në këtë kontekst, Ministrja Xhaçka e njohu homologun e saj me prioritetet e Shqipërisë në kuadër të KS të OKB-së.

“Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të punojë ngushtë me Arabinë Saudite për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme”, tha Ministrja Xhaçka gjatë takimit.

Pas Arabisë Saudite, MEPJ Xhaçka do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Previous Manastirliu me pedagogë të Mjekësisë dhe Infermierisë: Hapet dega e re e specializimit ‘Infermieri në Familje’, në vitin e ri akademik rriten kuotat për mjekë dhe infermierë.

Leave Your Comment