Fjala e Ministres Xhaçka në Kuvend mbi publikimin e raportit vjetor të KKIE - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Fjala e Ministres Xhaçka në Kuvend mbi publikimin e raportit vjetor të KKIE

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar kolegë,

Falenderoj bashkëkryetarët dhe kolegët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian për publikimin e raportit 1 vjetor të aktivitetit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Gjej rastin të përgëzoj Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian për kryerjen gjatë një viti me përpikmëri të rolit që Ligji nr. 15/2015, datë 05.03.2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” i ka ngarkuar, atë të strukturës më të lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian, si një instrument i rëndësishëm për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësuese lidhur me reformat në procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Raporti një vjeçar i aktivitetit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian pasqyron në fakt me vërtetësi të gjithë atë punë madhore që është bërë përgjatë vitit 2021, nga qeveria shqiptare, struktura negociuese për negociatat e aderimit dhe administrata që punon për cështjet e integrimit evropian. Kjo nënkupton të gjitha fushat, ombrellë e të cilave është integrimin evropian i Shqipërisë: përgatitja për negociatat, zbatimi i ndihmës financiare të paraaderimit të BE-së, zbatimi i agjendës së Stabilizim Asocimit dhe i Planit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe ngritja e marrëdhënieve me BE-në, në nivel partneriteti, në raste krizash e çështjesh madhore të përbashkëta, përfshirë në kuadër të politikës sonë të jashtme e të sigurisë.

Të nderuar deputetë,

Gjatë vitit 2021 kemi marrë disa vlerësime të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian, si dhe nga Këshilli i BE-së në dhjetor 2021, se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit, çka pritet të bëhet nëpërmjet Konferencës së parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Siç jeni të gjithë të njohur, për shkak të një artifice të krijuar nga një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve të Shqipërisë, po e mban pezull edhe vendimmarrjen për Shqipërinë në Këshill.

Me të dyja vendet në fjalë ne gëzojmë marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera reciprokisht. Gjithmonë kemi lobuar që mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë avancimin e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Kemi lobuar përherë që perspektiva e integrimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë e qartë dhe konkrete dhe procesi të jetë i besueshëm dhe i parashikueshëm.

Siç e përmendi më herët edhe z. Balla, jemi në një moment kyç për të avancuar kërkesën tonë për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mundësisht brenda termit të Presidencës franceze të Këshillit të BE-së.

Ashtu si ky Kuvend i nderuar e ka përjetuar këtë moment tejet delikat gjeopolitik në Evropë, ku në fakt dy botkuptime të ndryshme vlerash dhe parimesh po përballen dhe një vend i pafajshëm, vetëm sepse guxoi të zgjedhë të ardhmen e vet, po vuan në breshërinë e bombave dhe bota ka ndaluar së frymuari nga krimet e pakuptimta që po kryhen në Ukrainë prej agresorit rus.

Në këtë përballje madhore, po në fakt edhe shumë më herët, ashtu si ne kishim paralajmëruar, rajoni i Ballkanit Perëndimor është teatri i dytë më i rëndësishëm i pasojave të atij konflikti.

Kemi parë se si rajoni është përçarë, kemi parë një influencë të jashtëzakonshme ruse në rajon, kemi parë se si pikat e dobëta në rajon janë ato që nuk kanë një perspektivë të qartë evropiane, kemi parë se si forca e marrëdhënies kontraktuale me BE-në apo forca e bashkëpunimit rajonal janë forca të fuqishme që ndalin konflikte pavarësisht ndasive.

Prandaj më shumë se kurrë, sot e në këtë kohë sfidash, do të duhet ta kërkojmë me forcë që politika e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor të rikthehet në vëmendjen e Bashkimit Evropian. Sepse kjo politikë zgjerimi është një policë sigurimi për BE-në në rradhë të parë e së dyti për vetë rajonin, i cili ende nuk i ka të shëruara plagët e të shkuarës së afërt.

Të nderuar kolegë,

Përtej rolit koordinues dhe monitorues të Kuvendit të Shqipërisë në këtë proces vital për vendin tonë, ky Kuvend i nderuar ka një rol lobues të jashtëzakonshëm. Fakt për këtë janë jo vetëm vizitat tuaja të shpeshta në vendet evropiane, por edhe një hallkë shumë e rëndësishme e dialogut politik të agjendës së stabilizim asocimit, Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit. Gjej rastin këtu t’ju falenderoj për miratimin e konkluzioneve të Komitetit të shkurtit 2022, që do jenë edhe udhërrëfyesi ynë për vitin në vazhdim.

Qeveria shqiptare dhe unë, personalisht, edhe në emër të strukturës negociuese, mbetemi plotësisht të përkushtuar për të realizuar çdo detyrim që na lind në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në përgatitje të bisedimeve të ardhshme të anëtarësimit.

Si zëri i mbështetjes mbarëqytetare për Shqipërinë në Evropë, gjej rastin t’ju konfirmoj angazhimin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me ju, në rrugëtimin tonë drejt BE-së, në mënyrë që të realizojmë objektivin madhor të të gjitha qeverive në 30 vitet e fundit në Shqipëri, atë të anëtarësimit në BE.

Ju faleminderit!

Previous Me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve për Paketën e Rezistencës Sociale.

Leave Your Comment