Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile

Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi inaguroi së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Italisë, Roberto Fico, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtorin e AKMC, Haki Cako Qendrën Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Një investim i ri që shton forcën koordinuese dhe reaguese të sistemit kombëtar të Emergjencave Civile, falë mbështetjes të qeverisë italiane.

Ky është vetëm hapi i radhës drejt ngritjes së një sistemi modern të Mbrojtjes Civile, që do të sjellë një tjetër standard të punës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.