Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme Parlamentare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme Parlamentare

Dua të flas për diçka që besoj se është e rëndësishme për Parlamentin dhe është shumë afër, që është zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Dua ta filloj me, “kur ishte gjallë Saliu”. Kur Saliu ishte gjallë, më kujtohet që u zhvillua këtu në Kuvend një proces, në fakt dy, por unë këtu kam parasysh të parin, procesi që në fund çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit dhe duke dëgjuar se çfarë thoni ju që kur ishit atëherë i keni bërë gjërat shumë mirë, por ky popull nuk ju kuptoi dhe prandaj ju nxori me shkelma nga zyrat dhe as nuk e konsideron më prej kohësh që t’ju rifusë prapë në zyrat e shtetit. – unë desha ta risjell këtu atë histori sepse ka qenë një ngjarje ku vlen plotësisht ajo shprehja “Jeta imiton artin”.

Në fund fare, gjithë shfaqja u prish pasi doli një president konsensual që nuk e njihte asnjëri, e njihte Fatmiri, si ish Ministër në atë kohë, një ushtarak, u ra dakord për ushtarakun dhe u ra dakord të riktheheshim në sallën e shfaqjes mbasi të shkonim të komunikonim me partitë përkatëse dhe pas komunikimit me partitë përkatëse, kishte rënë dhe ushtaraku rrugës sepse i gjori Sali, se për i gjorë është bërë se nuk gjallë, e kuptoni vetë, kërkoi kokën e Dhori Sollakut dhe e kërkoi kështu siç po ju them “Dua kokën e Dhori Sollakut, pastaj mund të vazhdojmë diskutimet”. Sigurisht që ne nuk kishim një kokë për t’ia dhënë dhe këtu mbaroi.

Pastaj u zhvillua një tjetër raund, ku doli toger Bujar Nishani si president. Aty ishte më e thjesht sepse Partia Demokratike i kishte votat.

Procesi më normal, por që prodhoi presidentin më anormal ishte procesi që u zhvillua kur ju mungonit këtu, sepse ishit në atë periudhën e revolucionit permanent dhe ne menduam edhe për ju me thënë të drejtën e juve nuk iu doli keq, madje ju doli shumë mirë. Asnjë opozite në botë nuk i ka dalë aq mirë sa iu doli ju dhe asnjë shumicë qeverisëse në botë nuk i ka bërë opozitës një dhuratë aq bujare sa ne iu bëmë juve, duke ju zgjedhur Ilir Metën president dhe besoj se këtu jemi dakord. Një president që edhe në ëndrrën tuaj më të harbuar nuk do e kishit parë dot aq të harbuar.

Po të shikosh të gjithë historinë e marrëdhënieve politikë ndërpartiake të këtyre 30 viteve, do të shohësh pa shumë mundim se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë partia që ka lëshuar më shumë, që është përpjekur më shumë të gjejë dakordësi, që asnjëherë nuk e ka konsideruar të pasurin e forcës së pushtetit për të nëpërkëmbur deri në fund kundërshtarin dhe këtu kam parasysh faktet, kam parasysh aktet, kam parasysh ndërveprimet reale, konkrete, nuk kam parasysh retorikën e foltores këtu.

E përsëri ne do ta bëjmë këtë përpjekje sepse e kemi detyrim ndaj vetes në radhë të parë. E kemi detyrim ndaj njerëzve që na kanë zgjedhur, por dhe të atyre që nuk na kanë zgjedhur. E kemi detyrim ndaj vendit, që t’i japim mundësisht një president i cili nuk duhet të jetë njëri nga ne që jemi këtu, nga ju jo e jo kuptohet, por as nga ne që jemi këtu dhe patjetër kemi dhe një detyrim që sidoqoftë pavarësisht se në këtë derexhe ku jeni katandisur, jeni katandisur dhe do shkoni më keq, se ju e keni parë që mua me dalin fjalët, do shkoni më keq, por prisni, më keq do shkoni.

Unë ju them sot ju, por publikut në radhë të parë që na ndjek, që qëllimi nuk është absolutisht që ne të bëjmë një zgjedhje unilaterale dhe të nxjerrim një President nga grupi ynë parlamentar, sepse nëse do të kishim këtë qëllim, do ta bënim.

Duam realisht që nëse është e mundur, t’i japim Shqipërisë një President i cili të jetë përfaqësues përtej Partisë Socialiste, i cili të garantojë disa cilësi të thjeshta, që sot për fat të keq janë bërë të domosdoshme dhe janë bërë të jashtëzakonshme po të kemi parasysh se kë kemi akoma në zyrën e Presidentit të Republikës dhe i cili në fund fare të jetë një shqiptar apo shqiptare normal.

Kjo është e gjithë ajo që ne duam! Nëse ju do të kontribuoni dhe do na ndihmoni të shkojmë drejt kësaj zgjedhje, të jeni të sigurt që po të biem dakord bashkërisht për një person që i përfaqëson këto cilësi, ne do votojmë. S’do kemi asnjë lloj kompleksi që këtë na i propozoi cilido qoftë nga ato pjesë që janë këtu dhe me të cilat ne do të komunikojmë. Nëse del nga goja e të vdekurit, nuk merret parasysh!

Previous 100 vite marrëdhënie miqësore Shqipëri-Japoni, Ministrja Xhaçka takon ambasadorin Mitsuyuki Takada

Leave Your Comment