100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë/ Ministrja Xhaçka: Mbështetja e tyre, thelbësore avancimin e axhendës tonë evropiane - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë/ Ministrja Xhaçka: Mbështetja e tyre, thelbësore avancimin e axhendës tonë evropiane

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Çekisë dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë zhvilluan një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me atë që dikur quhej Çekosllovaki.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Xhaçka tha se Shqipëria është mirënjohëse ndaj Çekisë dhe Sllovakisë për rolin e tyre pro-aktiv në advokimin dhe përshpejtimin e rrugës sonë drejt BE-së.

“Shqipëria i konsideron Çekinë dhe Sllovakinë si dy “avokate të forta” të rrugëtimit tonë drejt BE-së. Zërat e tyre, si pjesë edhe të Grupit të Vishegradit, kanë qenë shumë të rëndësishme në lidhje me avancimin e Shqipërisë në axhendën e saj evropiane. Ndaj dhe mirëpresim vijimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë e konstruktiv, veçanërisht gjatë Presidencës së ardhshme çeke të BE, në gjysmën e dytë të këtij viti, për të avancuar përpjekjet tona për integrim më të ngushtë e më të shpejtë të Shqipërisë me BE-në”, u shpreh ministrja Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori i Çekisë Karel Urban, shprehu mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për proceset integruese evropiane të Shqipërisë.

“Shpresoj se Konferenca e parë Ndërqeveritare do të ndodhë në qershor. Jam i sigurt se Presidenca Çeke do të bëjë të pamundurën për të vazhduar dhe shtyrë procesin më tej, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të trishtueshme në Ukrainë”, tha ai.

Ndërsa, Ambasadori i Sllovakisë Peter Spišiak theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Sllovaki bazohen në vlera dhe prioritete të përbashkëta që do t’i udhëheqin dy vendet të punojnë së bashku gjatë viteve të ardhshme.

“Bashkëpunimi ynë i ndërsjellë vazhdon edhe gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sllovakia ka qenë gjithmonë një promotore e fortë e zgjerimit të BE-së dhe një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë u vendosën në vitin 1922, kur si një anëtare e Lidhjes së Kombeve, Shqipëria kërkonte të shtonte numrin e aleatëve dhe partnerëve të saj, si për sa i takon lidhjeve diplomatike ashtu edhe atyre ekonomike. Më 1 janar 1993, Shqipëria njohu Republikën Çeke dhe Republikën Sllovake, si dy vende të pavarura dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me secilën prej tyre.

Previous Takim me turoperatorët dhe menaxherët e strukturave hoteliere në Durrës dhe në Kavajë

Leave Your Comment