Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro sëbashku me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako dhe kryebashkiakun e Kavajës, Redjan Krali zhvilluan një takim me turoperatorët dhe menaxherët e strukturave hoteliere në Durrës dhe në Kavajë për porositë e sezonit turistik.
Ministrja Kumbaro tha se në të dyja këto bashki do të dyfishohen kapacitetet e pastrimit përgjatë bregdetit nga qershori deri në shtator.
“Gjithashtu do të vendosen edhe strukturat vrojtuese për plazhe që të rritet siguria dhe pastërtia. Turi i takimeve me operatorët turistikë do të shtrihet në të gjithë vendin që të sigurohet një sezon turistik i pastër dhe i sigurtë”, përfundoi fjalën ministrja.