Peleshi inspekton urën “bailey” në Voskop: Në dy vite janë ndërtuar 25 ura, do të vijojmë bashkëpunimin me pushtetin vendor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Peleshi inspekton urën “bailey” në Voskop: Në dy vite janë ndërtuar 25 ura, do të vijojmë bashkëpunimin me pushtetin vendor

Në prani të banorëve të zonës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi inspektoi sot përfundimin e ndërtimit të urës “bailey” mbi lumin Dunavec në fshatin Voskop të Korçës.

I shoqëruar edhe nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, ministri Peleshi vuri në dukje faktin se prej kohësh Forcat e Armatosura, përmes edhe koordinimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në mbështetje të komuniteteve në të gjithë vendin për t’u lehtësuar jetën, duke qenë në gatishmëri edhe në raste fatkeqësish natyrore përkrah pushtetit vendor.

Janë dhjetëra hektarë ferma që janë në krahun tjetër të lumit dhe banorëve u duhej të bënin kilometra të tëra për të aksesuar pronat e tyre. Me investime të tilla, si kjo urë në Voskop apo edhe 25 të tjera që kemi ndërtuar në këto dy vitet e fundit në të gjithë Shqipërinë, janë mbi 20 mijë banorë të cilëve u është lehtësuar aksesi jo vetëm në ekonominë e tyre bujqësore, por edhe shërbimet publike sic janë p.sh shkollat, qendrat shëndetësore, etj…”, – u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se bashkëpunimi me pushtetin vendor do të vijojë në të gjithë vendin për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave, që siç tha ai janë të shumta.

Ura “bailey” mbi lumin Dunavec është 24 metra e gjatë dhe do t’u vijë në ndihmë dhjetëra banorëve të zonës.

Previous Lufta kundër kanabisit, Çuçi mbledh drejtuesit e policisë së 5 qarqeve: Zero mbështetje politike dhe asnjë tolerancë

Leave Your Comment