Kryeministri Rama ka postuar sot në Facebook se së shpejti do të nisë prodhimi i energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, si një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike:
“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.”