Transformimi digjital, Qeveria 15 vendime për ofrimin e shërbimeve online pa sportele - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Transformimi digjital, Qeveria 15 vendime për ofrimin e shërbimeve online pa sportele

Qeveria është e vendosur që të gjitha shërbimet t’i ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në një kohë më të shkurtër, më cilësore dhe pa kontakt me administratën publike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se në daljen pwr mediat pas mbledhjes së Qeverisë, se vëmendja kryesore në mbledhjen e Këshillit të Ministrave i dedikohej mbylljes së sporteleve dhe shërbimeve online.

Sipas saj, “janë 15 vendime të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat i referohen të gjithë procedurave që po ndryshojnë për ofrimin e shërbimeve online, pa sportele”.

“Prej vitesh tashmë qeveria shqiptare ka ndërmarrë një transformim dixhital të gjithë shërbimeve që ofron dhe suksesi i këtyre shërbimeve është matur, është prekur nga qytetarët, tatimpaguesit por është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare”, tha ajo.

Ibrahimaj theksoi se “ne jemi të vendosur që të vijojmë në këtë transformim dixhital dhe jemi të vendosur që Shqipëria të kthehet në një vend të revolucionit dixhital, siç tashmë është, krahasuar me të gjitha vendet e rajonit”.

Po ashtu, Ministrja informoi se në mbledhjen e sotme u miratua edhe një program në bashkëpunim me GIZ, i cili ka një kosto rreth 8 milionë euro që dikton politikat e punësimit dhe politikat e përmirësimit të nxitjes së punësimit.

Sipas saj, “ky program do t’i shërbejë të gjithë punëkërkuesve të papunë për të përmirësuar nivelin e tyre”.

E pyetur mbi aksesin e të moshuarve në shërbimet online, Ministrja theksoi se “ky ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore”.

“Duke qenë se mosha e tretë, por edhe kategori të tjera të cilat nuk janë të njohura me shërbimet dixhitale mund të kenë problematika të ngjashme, çdo institucion do të ketë në dispozicion Call Center. Gjithashtu Bashkëqeverisja do të angazhohet në këtë shërbim me qëllim që t’u japë të gjithë këshillimin përfituesve të shërbimeve online, që të mos ketë problematika në marrjen e shërbimeve. Ne do të jemi në gatishmëri të plotë që të ofrojmë shërbimet e kërkuara”.

Previous Vendimet e Qeverisë/Reduktohet numri i zyrave të Gjendjes Civile, Çuçi: Shërbimet do të merren online

Leave Your Comment