Ministrja Kushi: Do të mbështesim programet e mësuesisë me bursa dhe reduktim tarifash për studentët - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi: Do të mbështesim programet e mësuesisë me bursa dhe reduktim tarifash për studentët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare Studentore “Shkenca e Hapur dhe Ndërkombëtarizimi”, e cila u zhvillua në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit në kuadër të ndërkombëtarizimit, me 63 punime nga studentë të universiteteve brenda dhe jashtë vendit.

Ministrja Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se për kërkimin shkencor ky universitet ka fituar financim nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) për vitin akademik 2021-2022, me 4 projekte të kërkimit shkencor, ndërkohë që këtë vit universiteti i Elbasanit ka aplikuar me 10 projekte kërkimore të cilat janë në fazën e vlerësimit.

Duke folur për ndërkombëtarizimin, ministrja tha se Universiteti “Aleksander Xhuvani” ka bërë rreth 54 marrëveshje dypalëshe me universitete Evropiane dhe amerikane, si dhe ka arritur të përfshihet në 49 marrëveshje Erasmus ku stafi akademik dhe studentët po përfitojnë profesionalisht.

Për hapjen e doktoraturave Znj. Kushi theksoi se vëmendja tek cilësia do të jetë maksimale, ndërkohë që kërkoi nga universitetet rigorozitet në respektimin e kritereve dhe standardeve të hartuara së bashku, ministria dhe universitetet.

Për nxitjen e programeve të Mësuesisë, ministrja Kushi tha se nxitja e pasionit dhe vullnetit tek të rinjtë për fusha kaq të rëndësishme, duke rritur ndërgjegjësimin apo promovimin e degëve. Më tej ajo ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe Sportit do të rrisë mbështetjen studentore me bursa dhe reduktim apo përjashtim tarifash për studentët që zgjedhin programet prioritare, ku bëjnë pjesë edhe degët e mësuesisë.

Ministria Kushi theksoi se aktivitete të tilla që afrojnë më shumë studentët dhe pedagogët me kërkimin dhe inovacionin, përmirësojnë më tej formimin e tyre shkencor dhe profesional.

Ndërkohë, Znj. Kushi theksoi iniciativat që janë ndërmarrë së fundmi me qëllim zhvillimin e programeve të mësuesisë dhe programeve të tjera prioritare, për të cilat vitin e ardhshëm akademik ne do të rrisim mbështetjen studentore me bursa dhe reduktim tarifash.

Previous Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI i përgjigjet pyetjeve të publikut mbi procesin e shërbimeve pa sportele (VIDEO)

Leave Your Comment