Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me uljen më të madhe të varfërisë në rajon - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria me uljen më të madhe të varfërisë në rajon

Banka Boterore ka publikuar sot Raportin e Rregullt Ekonomik per Ballkanin Perendimor, i titulluar Manovrim mes krizash ku vlerësohet se “Ekonomia e Shqipërisë u rimëkëmb fuqishëm nga kriza e COVID-19 në vitin 2021”.

“Ekonomia e Shqipërisë u rimëkëmb fuqishëm nga kriza e COVID-19 në vitin 2021. Rritja vlerësohet në 8.5%, ndërsa shkalla e varfërisë ka rënë ndjeshëm nga 31.3% në 22%”’, shkruan BB.

Sipas Bankës Botërore, reduktimi më i fortë i nivelit të varfërisë në rajon ndodhi në Shqipëri dhe Kosovë.

“Kërkesa për punësim ndihmoi në uljen e varfërisë në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Reduktimi më i fortë në varfëri ishte në Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan Banka Botërore.

Rikthimi në norma pozitive i rritjes ekonomike u shoqërua me një rritje të ndjeshme të vendeve të reja të punës në rajon.

Previous Paketë e plotë mbështetjeje për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”

Leave Your Comment