Ministrja Kushi në Qendrën e Botimeve për Diasporën: Forcojmë mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët në diasporë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi në Qendrën e Botimeve për Diasporën: Forcojmë mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare për fëmijët në diasporë

Qendra e Botimeve për Diasporën tashmë do të jetë pjesë e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi këtë qendër në 3-vjetorin e krijimit të saj. Në një status në rrjetin social, ministrja thekson se një nga objektivat e punës së vazhdueshme në ministrinë e Arsimit dhe Sportit është edhe mbështetja e mësimdhënies për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek të gjithë fëmijët në diasporë.

“Diskutuam rreth punës dhe arritjeve të deritanishme, si dhe planin dhe projektet në vijim, në zbatim të një strategjie të përbashkët edhe me Kosovën për politikat e mësimdhënies në diasporë.”- thekson ministrja Kushi.

Previous Revolucioni digjital, koha që bankat e nivelit të dytë të transformojnë shërbimet e epokës së vjetër

Leave Your Comment