Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve/ Ministrja Kushi: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Certifikohen 100 vlerësuesit e parë të Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve/ Ministrja Kushi: ky hap fuqizon kapacitetet inspektuese në sistemin arsimor parauniversitar

Certifikohen 100 vlerësuesit e parë që ndoqën me sukses Programin e Rrjetit Kombëtar të Vlerësuesve të Institucioneve Arsimore Parauniversitare.

E pranishme në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të trajnimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nënvizoi rëndësinë e vlerësimit periodik të brendshëm dhe të jashtëm të institucioneve arsimore parauniversitare, si një hallkë e rëndësishme për të rritur cilësinë e shkollës në të gjitha drejtimet.

Ministrja Kushi në një status në rrjetin e saj social shprehet besimplotë që krijimi dhe funksionimi i këtij rrjeti, si dhe fuqizimi i kapaciteteve inspektuese dhe vlerësuese do të reflektohet në të gjitha nivelet e sistemit, për sigurimin e cilësisë në përputhje me referencat më të mira evropiane.

Më tej ajo falënderoi Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) si dhe Shkollën e Drejtorëve për realizimin e këtij programi.

Ky program trajnimi brenda dy vjetësh do të bëjë të mundur krijimin e një rrjeti të gjerë kombëtar prej 400 vlerësuesish të jashtëm të institucioneve të arsimit parauniversitar, në përbërje të të cilit do të jenë specialistë të vlerësimit të DRAP (Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar) dhe ZVAP ( Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar) në të gjithë Shqipërinë, si edhe drejtues shkollash që janë certifikuar nga Programi i Trajnimit të Detyrueshëm përgatitur pranë Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”.

Programi po zbatohet nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar me mbështetjen e Shkollës së Drejtorëve, përmes financimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Previous ”Financial Times” i dedikon Shqipërisë një guidë gastronomike

Leave Your Comment