1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin për Marredheniet me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
1 (një) Përgjegjës Sektori në Sektorin për Marrëdhëniet me Median, në Drejtorinë e Informimit të Mediave, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria III-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Organizon punën e specialistëve të sektorit dhe kontrollon e jep rekomandime për procesin e mbajtjes së marrëdhënieve dhe kontakteve me median, në funksion të komunikimit publik të qeverisë;
-Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse në kabinetin e Kryeministrit, organizon konferencat për shtyp të Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave;
-Në bashkëpunim me Drejtorinë për Koordinimin e Ministrive dhe Agjencive dhe strukturat përgjegjëse në ministri, asiston në organizimin e konferencave për shtyp të ministrive dhe agjencive të varësisë;
-Asiston në organizimin dhe planifikimin e daljeve mediatike, intervistave, pjesëmarrjeve në formate audiovizive apo në të gjitha format e tjera të kontaktit me median për Kryeministrin, titullarët dhe administratën e Kryeministrisë dhe agjencitë e varësisë direkte nga Kryeministri;
-Asiston koordinatorin e drejtorisë dhe zëdhënësit e ministrave në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive në hartimin e njoftimeve për median për Kryeministrin, ministritë dhe agjencitë e varësisë;
– Raporton pranë drejtorit të drejtorisë në lidhje me mbarëvajtjen e punës në sektor dhe garanton përfundimin brenda afateve të detyrave që lidhen me informimin e mediave;
-Sipas kërkesave dhe udhëzimeve të drejtorit të drejtorisë, koordinon aktivitetin e përditshëm dhe organizimin e detyrave ndërmjet punonjësve në sektor.
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
– Të kenë të paktën 3 vite eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet emërtimi i pozicionit për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikatë të kualifikimeve të nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 17.05.2022.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.