Ministrja Kushi: Prej shtatorit thjeshtohet modeli i vlerësimit të nxënësve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Kushi: Prej shtatorit thjeshtohet modeli i vlerësimit të nxënësve

Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor 2022-2023 do të futen në zbatim ndryshimet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në paketën e vlerësimit të nxënësve në Arsimin Parauniversitar.

Prezantimi i këtyre ndryshimeve është bërë sot në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Këto ndryshime kanë për qëllim vlerësimin sa më objektiv të nxënësve dhe lehtësojnë mësuesit nga aspektet burokratike që të fokusohet sa më shumë në punën interaktive me nxënësit.

Ministrja Kushi ka falënderuar të gjithë ekspertët, mësuesit, dhe drejtuesit e institucioneve arsimore për punën intensive të këtyre muajve.

Këto ndryshime vijnë pas një pune disa mujore, takime dhe konsultime mes përfaqësuesve nga ZVA-të, drejtorëve të shkollave, mësuesve të arsimit fillor dhe cikleve të tjera, duke i dhënë procesit kohën e duhur për të marrë vendime sa më të drejta në interes të nxënësve dhe mësuesve.

Gjatë këtij procesi janë vënë re dhe më pas janë reflektuar ndryshimet që do të lehtësonin punën e mësuesve, duke ruajtur parimin e transparencës, vlefshmërisë së vlerësimit, ekuilibrin mes volumit të punës së nxënësve dhe mësuesve.

Previous Dita e Evropës, Ministrja Xhaçka: Të rinjtë tanë meritojnë një perspektivë të qartë evropiane

Leave Your Comment