1(një)Specialist në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria IV-a
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 512, datë 18.9.2021 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim” dhe të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 136, datë 23.11.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Media dhe Informim”, i ndryshuar, Agjencia për Media dhe Informim, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin:
1(një) Specialist në Sektorin e Dizajnit dhe Produktit Kreativ, në Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve, në Agjencinë për Media dhe Informim – kategoria IV-a
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
– Dizenjon dhe prodhon materiale ilustruese e sqaruese të informimit qytetar për botime digjitale ose jo, të shkruara ose on-line, në përputhje me kërkesat e Drejtorisë për Informimin e Qytetarëve, në veçanti, dhe Agjencisë në përgjithësi;
-Asiston sektorin për informimin e qytetarëve në prodhimin e produkteve kreative, në funksion të kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit apo të botimeve digjitale ose jo, të shkruara ose on-line, të Kryeministrisë, ministrive dhe agjencive të varësisë;
-Raporton pranë përgjegjësit të sektorit dhe drejtorit të drejtorisë për ecurinë e procesit të dizenjimit dhe prodhimit të materialit kreativ;
-Garanton ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës në grup, përmes aftësive analitike dhe
komunikuese me kolegët dhe eprorët;
– Përmbush çdo detyrë tjetër, që buron nga detyrimi për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të punës
Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat si më poshtë:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”;
– Të kenë njohuri të avancuara të programeve të dizenjos si: Adobe Photoshop, Adobe Premiere, Adobe Illustrator, Adobe After Effects.
– Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme pune në sektorë të ngjashëm;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Aplikantët duhet të paraqesin në Agjencinë për Media dhe Informim në adresën: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë ose në adresën e e-mailit vakance@mia.gov.al, këto dokumente:
- Letër interesi ku specifikohet pozicioni për të cilin aplikojnë;
- CV;
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës nëse kanë;
- Certifikatë të kualifikimeve nëse kanë;
- Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të plotë është data 17.05.2022.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda kësaj date sjell skualifikim të aplikantit.
Aplikantët njoftohen individualisht dhe nëpërmjet adresës së e-mailit ose telefonit për verifikimin e plotësimit të kritereve të kërkuara, procesin e ankimimit, datën e provimit me gojë si dhe për informacione të tjera të nevojshme.