Kryeministri Edi Rama viziton ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama viziton ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës, Haaglenden, ku ai ndodhet prej dhjetorit të vitit 2020.

Lidhur me këtë takim, Kryeministri Rama u shpreh: Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se kur e kam takuar më parë se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë, pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, të udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht që të gjithë në jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera sepse ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, e gjakut të dhënë dhe natyrisht e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej në Kosovën e lirë dhe sovrane.

Previous Rezolutë për emergjencën shëndetësore në Ukrainë, Manastirliu çel Sesionin Special të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën

Leave Your Comment