“In Memoriam Ardian Klosi” është ekspozita e çelur në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, në përkujtim të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të publicistit, përkthyesit, studiuesit, ish-anëtarit të Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare, Ardian Klosit.
Ekspozita i dedikohet veprimtarisë së gjerë botuese e tij, dhe është organizuar në disa pavijone: botimet, përkthimet, publicistika (artikuj në organe të ndryshme në shtypin periodik gjatë krijimtarisë së tij).
Kryeministri Edi Rama, mik dhe njëkohësisht bashkautor në disa prej veprave të Ardian Klosit mori pjesë ceremoninë e çeljes së ekspozitës, së bashku personalitete nga fusha e artit, publicistikës dhe sferave të tjera krijuese, si dhe miq dhe ish kolegë të Ardian Klosit.