Kryeministri Edi Rama takohet me kryetarin e grupit parlamentar të SPD Rolf Mutzenich - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama takohet me kryetarin e grupit parlamentar të SPD Rolf Mutzenich

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Berlin me ftesë të fondacionit Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag, u takua sot me kryetarin e grupit të SPD Rolf Mutzenich.

Biseda u fokusua në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy grupeve parlamentare, si dhe të bashkëpunimit në tërësi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, por edhe atë rajonal, në kontekstin edhe të një situate të re gjeopolitike, për shkak të luftës në Ukrainë.

Kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e axhendës së reformave, si dhe vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Previous PE miraton rezolutën për Shqipërinë, Ministrja Xhaçka: Thirrje e qartë për hapjen e vonuar të negociatave

Leave Your Comment