Shqipëria do të pajiset me një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin“, Peleshi: Pjesë e modernizimit të FA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shqipëria do të pajiset me një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin“, Peleshi: Pjesë e modernizimit të FA

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë pjesë të tyre një nga sistemet më të mira raketore antitank “Javelin”. Lajmi u konfirmua nga vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Nga Pogradeci, ministri sqaroi për gazetarët se kjo është në kuadrin e modernizimit të FA.

“Është në kuadrin e modernizimit të FA, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO. Sistemi raketor antitank “Javelin” po prodhohet nga kompania amerikane,më e madhja në botë e industrisë ushtarake, Lockheed Martin, dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e FA, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tonē. Nuk është se ka ndonjë kërcënim konkret qe mos të krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO, ne kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi të mbrojtur, sepse na mbron neni 5 i traktatit të NATO, sipas të cilit hapësira e NATO është e paprekshme, por ne natyrisht do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NAT për t’u forcuar si pjesë e një aleance defensive.”, – u shpreh ministri Peleshi.

Veç këtij sistemi, sipas ministrit të Mbrojtjes, do të ketë edhe blerje të tjera apo donacione nga partneri strategjik i Shqipërisë, SHBA apo nga partnerë të tjerë në NATO.

Sipas ministrit të Mbrojtjes: “Sado që NATO është e fuqishme, nuk është kërcënim për botën, nuk është kërcënim për Rusinë, nuk është kërcënim për rajonin, sepse është një forcë jo ofensive, nuk ka qëllim të sulmojë, por ka për qëllim të garantojë mbrojtje. Forcimi i NATO do të thotë dekurajim i fuqive të tjera, shpeshherë jo kaq pozitive, dhe rivalët tanë të vlerave politike, t’i shkurajojë në përpjekjet për t’u kthyer në politika të shekujve të kaluar, ndarjes së hartave apo ligjit që bën më i madhi në krahasim me të voglin”.

I pyetur në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, ministri i Mbrojtjes tha se vendi ynë do të përkrahë linjën e Aleancës. “Ne jemi një aleat i vogël në NATO, por që gjithmonë jemi dhe do të jemi në linjë me partnerët tanë strategjikë SHBA, të cilët janë dhe orientuesit të linjës që ne përkrahim në raport me zhvillimet e NATO-s. Një nga politikat e NATO që ne e mbështesim është politika e “dyerve të hapura”, kështu që Suedia dhe Finlanda janë dy shtete sovrane të pavarura me standarte të larta politike dhe ligjorë, por dhe standarte ushtarake.”, – theksoi ministri i Mbrojtjes. Sipas tij, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor u intereson të promovojnë sa më shumë politikën e “dyerve të hapura”, në mënyrë që të shtohet ritmi i negociatave të antarësimit të rajonit, jo vetëm si një rrugë për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor e prosperitetit, por edhe të sigurisë që pas 24 shkurtit është shtuar në të gjitha proceset.

“Një ballkan perëndimor i integruar plotësisht në BE dhe NATO, përfshirë këtu natyrisht edhe Kosovën edhe Bosnjen, edhe vende të tjera, do të thotë një siguri më e lartë për rajonin tone, i cili për hir të së vërtetës është i brishtë dhe brishtësia vjen pikë së pari se proceset tona integruese dhe politika e “dyerve të hapura” nuk ka gjetur zbatimin në rajonin tone. Pra, ne jemi mbështetës të zjarrtë të politikës së hapur të NATO-s dhe BE edhe për shkaqet tona të brendëshme apo rajonale.”, – theksoi më tej Ministri Peleshi.

Previous Të rinjtë e Roskovecit krijojnë Këshillin Vendor Rinor

Leave Your Comment