Ministrja Ibrahimaj fton sipërmarrësit italianë të rrisin investimet në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj fton sipërmarrësit italianë të rrisin investimet në Shqipëri

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme e Konfidustrisë Shqiptare, me temë “Energjia dhe investimet italiane në Shqipëri”, ku vlerësoi në emër të Qeverisë lidhjen dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Ibrahimaj tha se garantojmë investitorët italianë, ata që sot janë mbi 5000, por edhe ata që do të vijnë, se ne si Qeveri jemi këtu për t’i mbështetur dhe për të të krijuar një klimë akoma më të mirë.

“Energjia ka qenë në qendër të politikave të kësaj qeverie që nga viti 2013, me një strategji, e cila është ngritur dhe punuar bashkë më BB dhe sot është më e rëndësishme se kurrë”, u shpreh Ibrahimaj.

Duke  analizuar mbi rritjen e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare,  Ministrja tha se po punojmë shumë fort për të diversifikuar burimet e energjisë në mënyrë që të kemi më shumë qëndrueshmëri në prodhimin e saj.

“Sugjerimet e biznesit që të vazhdojmë të punojmë mbi energjinë hidrike, tashmë po i implementojmë, siç është në fakt projekti i Skavicës, që do të na japë ne siguri. MIE tashmë ka një studim të përfunduar, për ta zgjeruar dhe përforcuar prodhimin e energjisë hidrike”, tha Ministrja.

Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe në sektorët e tjerë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë përgëzoi ata shtetas italianë që në fillim të viteve 90 kanë investuar në Shqipëri, kanë besuar në fuqinë dhe potencialin e Shqipërisë.

“Një falënderim i veçantë është për të gjithë ata sipërmarrës që e kanë filluar së bashku me ne rrugëtimin e industrializimit, për një ekonomi të hapur dhe sot Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenj të investimeve të huaja, gati 1 miliard euro të investuara në Shqipëri nga sipërmarrësit italianë. Kemi 5126 mijë sipërmarrje në sektorët të ndryshëm të ekonomisë, të cilët japin kontributin e tyre në tregun e punës, jo vetëm në ekonominë shqiptare, jo vetëm në bilancin tregtar, por dhe po i japin një vlerë të shtuar tregut të punës dhe ofrojnë formim në tregun e punës”, tha Ibrahimaj.

Ministrja iu premtoi sipërmarrësve italianë se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe nismat për të bërë gjithçka që është e mundur, për të krijuar një klimë më të mirë për investitorët e huaj, në mënyrë të veçantë për investitorët e huaj përmes dhomave të ndryshme tregtare ndërkombëtare.

Ministrja vlerësoi rolin e Dhomave të Tregtisë si dhe rekomandimet që ato i  kanë bërë Qeverisë.

Previous Panairi i Punës dhe Aftësive, mundësi reale për punësim dhe promovim të arsimit profesional 

Leave Your Comment