Agresioni ndaj Ukrainës, Asambleja e Përgjithshme miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëri dhe SHBA - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Agresioni ndaj Ukrainës, Asambleja e Përgjithshme miraton rezolutën e propozuar nga Shqipëri dhe SHBA

Pas tre ditësh diskutimesh, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot me shumicë të qartë votash rezolutën mbi agresionin ndaj Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, theksoi se kjo është një shenjë e qartë se Putin duhet të dëgjojë njerëzimin dhe të ndalë agresionin ndaj Ukrainës.

“141 vota për paqen në Ukrainë! Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus!”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ky rezultat është dëshmi e dënimit anembanë botës të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe i izolimit të Rusisë në skenën ndërkombëtare.

Rezoluta, dënon agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, kërkon tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas, si dhe u bën thirrje palëve për zgjidhjen e konfliktit përmes bisedimeve.

Rezoluta u bazua në rezolutën e paraqitur më parë në Këshillin e Sigurimit nga Shqipëria dhe SHBA, ku dhe u bllokua nga Rusia përmes vetos.

Previous Moody’s rikonfirmon vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Leave Your Comment