Mbi 20 vatra zjarri janë shuar plotësisht ose izoluar me sukses, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të tjera aktive. Operacionet ajrore dhe angazhimi i mbi 2000 forcave operacionale, përfshirë FA, MZSH, Strukturat e Emergjencave Civile Lokale, Policinë e Shtetit, bashkitë dhe vullnetarët. kanë qenë vendimtare në zona të paarritshme, nga veriu në jug, që nga Lura deri në Konispol, ku dje u izolua me sukses një vatër zjarri, falë ndërhyrjes ajrore.
Gjithashtu në Himarë angazhimi ka qenë maksimal me forca nga terreni dhe helikopter.
Ndërsa në Tiranë është izoluar vatra e Ibës dhe po punohet në Bërzhitë dhe në Mullet, ku situata është nën kontroll.
Falë bashkëpunimit efektiv ndërinstitucional, situata paraqitet e tillë për secilin qark:
– Qarku Fier – Fratar, Mallakastër: Izolim dhe shuarje e plotë e zjarrit. Forca të angazhuara: 9 zjarrfikës, 1 mjet zjarrfikëse + 1 fuoristradë, 7 forca të policisë bashkiake.
– Qarku Vlorë – Selenicë: Zjarri mbi fshatin Ploç u shua pas ndërhyrjes tokësore dhe ajrore (2 avionë Canadair).
– Qarku Berat – Konisbaltë, Dimal: Vatra nën kontroll me mbështetje nga FA dhe një helikopter hungarez.
– Qarku Berat – Galinë dhe Vërzhezhë: Situata e stabilizuar dhe në monitorim pas ndërhyrjes së MZSH dhe vullnetarëve.
– Qarku Tiranë – Ibë, Kakunj, Baldushk dhe Sharrë, Vaqarr: Të gjitha vatrat e shuara dhe nën kontroll.
– Qarku Gjirokastër – Levan, Krahës (Memaliaj): Zjarr i fikur, nën monitorim.
– Qarku Korçë – Strelcë (Maliq) dhe Grace (Devoll): Vatrat e fikura dhe në mbikëqyrje.
– Qarku Kukës – Dragobi (Gryka e Motinës): Vatra e mbajtur në monitorim nga AdZM.
– Qafë Buall – Bulqizë: Evakuim i suksesshëm i 6 banesave, ndërhyrje ajrore dhe tokësore që shmangu rrezikun e zonës urbane.
– Maja e Paliskës – Vlorë: Zjarri i rënë në fillim të korrikut është reduktuar në nivel minimal (tymi nga trungjet), në monitorim.
– Devoll – Qeramica & Strelcë: Vatra u neutralizuan në kohë dhe u shmang përhapja.
– Korçë – Dishnicë: Përkundër intensitetit të zjarrit u neutralizua pjesërisht me një forcë të kombinuar prej 435 efektivësh.
– Selenicë – Ulëz, Mat dhe Zall Gjoçaj: Vatra të stabilizuara dhe në proces izolimi.
– Dropull – Goranzi: Zjarr i lokalizuar në varrezat e fshatit, i fikur brenda orës.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:
– 65 automjete zjarrfikëse,
– 1350 forca operacionale.
– Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë,
– 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura,
– 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopterë Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane Kroate dhe Italiane, që operuan në zonën e Vlorës.