Anija “Lissus” e Forcës Detare niset me mision në detin Mesdhe, si pjesë e operacioneve të NATO - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Anija “Lissus” e Forcës Detare niset me mision në detin Mesdhe, si pjesë e operacioneve të NATO

Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO, në detin Mesdhe.

Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision: “Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm trivjeçar nga viti 2016 – 2019, në aktivitetin e NATO ‘Sea Guardian’ në detin Egje, ku bëri të mundur dhënien e ndihmës mbi 1800 personave, në rrezik për jetën”.

Ky është një tregues i qartë për rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë. Ndryshe nga misioni i kryer në vitin 2016 – 2019 në detin Egje, që kishte karakter humanitar, kjo është hera e parë që Forca jonë Detare angazhohet në një operacion të mirëfilltë të rritjes së sigurisë detare”, – u shpreh gjeneralmajor Manushaqe Shehu.

Më tej në fjalën e saj, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA u shpreh e bindur se efektivi i anijes do të tregojë profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi gjatë kryerjes së detyrave.

Në ceremoninë e përcjelljes së trupave morën pjesë edhe komandantë të forcave të ndryshme.

Previous Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Manastirliu: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor